Panajot Kupitori, arvanitasi i gjuhës-letërsisë greke dhe shqipe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panajot Kupitori, arvanitasi i gjuhës-letërsisë greke dhe shqipe

19:15 | 04/01/2017
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitas janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm, kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të çmuara. Kjo ndodh, sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shekullin XIX. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shekullit XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë qysh nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit, i cili ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do t’i ndeshim te libri “Dhiata e Re”, Korfuz, 1824, fq.188., “Dhiata e Re”, Korfuz, 1827 fq.839., “Dhiata e Re”, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet që në ato vite shpesh herë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme e lështu me radhë. Por, për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për t’u studiuar.

Nga mesi i shekullit XIX, gjuha shqipe në Greqi do të niste të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për t’u studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori (1821-1881), Anastas Kullurioti (1822-1887) dhe të studiuesve të huaj.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoi gazetën “Η ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Zëri i Arbirisi[1]), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë, fati i të cilëve nuk dihet.

Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoi më shumë libra, për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si kryetarë shteti, kryeministra, akademikë e të tjerë, të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoi në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin “Varvakion” në Athinë, i cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht, ndër to: 1). “Λεξικόν λατινοελληνικόν” Συνταχθέν μεν υπό Ερρίκου Ουλερίχου, διασκευασθέν δε”, Π. Κουπιτώρη, Αθήνησι 1873. (Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë).

2). “Λόγος πανηγυρικός περί της καθ΄ ημάς Εκκλησιαστικής Μουσικής: Συνταχθείς κατ΄ εντολήν του εν Αθήναις Εκκλησιαστικού Μουσικού Συλλόγου και απαγγελθείς εν τη αιθούση αυτού τη Δ΄ Δεκεμβρίου 1874, πρώτη επετείω της συστάσεως αυτού ημέρα”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1876. (Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë: një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite, Panajot Kupitori, Athinë, 1876).

3). “Τρεις Λόγοι ο Α’και Δ’κατά Κατιλίνα και ο υπέρ Αρχίου του ποιητού. Κικέρωνος. Μεταφρασθέντες εκ του λατινικού χάριν των μαθητών”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι,1876. (Tre arsyet e A’ dhe D’ Kata Katilina dhe për poet Ciceroni. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht, Panajot Kupitori, Athinë, 1876.)

4). “Περί του ρυθμού εν τη Υμνογραφία της Ελληνικής Εκκλησίας / υπό Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναησ, 1878. (Në ritmin e Kishës greke hymnografi, Panajot Kupitori, Athinë, 1878).

5). “Πλάτωνος Κρίτων, Κείμενον, σχόλια και μετάφρασις χάριν των εις τα Γυμνάσια φοιτώντων νέων υπό”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1879. (Platoni Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.)

Për sa u përket studimeve shqiptare, Panajot Kupitori është autor i disa librave, por ne kemi gjetur vetëm:

1). “Αλβανικαί μελέται: Πραγματεία ιστορική και φιλολογική περί της γλώσσης και του έθνους των Αλβανών”, Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studimet shqiptare: Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879).

2). “Διατριβή περί της παρ’ Αλβανοίς αντωνυμίας του τρίτου προσώπου: Κατά την διάλεκτον των εν Ελλάδι Αλβανών μάλιστα την των Υδραίων”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë. 1879).

Ai hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamërisë, Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe.

Panajot Kupitori botoi edhe një fjalor greqisht-shqip, të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë, Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet.

Flitet që ai hapi një shkollë mbrëmjeje, ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një Abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet, pasi nuk kanë dalë në dritë shumë vepra, të cilat janë ende të pazbuluara. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë, i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo bibliotekat e Greqisë. Megjithëse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij flitet shumë pak e për fat të keq nuk studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe nuk janë marrë pothuaj aspak me letërsinë e arvanitasve. Ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shekullit XIX. Por, këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shekullit XIX janë të gabuara, sepse sipas zbulimeve të viteve të fundit, del që ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë se arbëreshët e Italisë të shekullit XIX.

1). “Λεξικόν λατινοελληνικόν” Συνταχθέν μεν υπό Ερρίκου Ουλερίχου, διασκευασθέν δε”, Π. Κουπιτώρη, Αθήνησι 1873. (Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë).

2). “Λόγος πανηγυρικός περί της καθ΄ ημάς Εκκλησιαστικής Μουσικής : Συνταχθείς κατ΄ εντολήν του εν Αθήναις Εκκλησιαστικού Μουσικού Συλλόγου και απαγγελθείς εν τη αιθούση αυτού τη Δ΄ Δεκεμβρίου 1874, πρώτη επετείω της συστάσεως αυτού ημέρα”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1876. (Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë: një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite, Panajot Kupitori, Athinë, 1876).

3). “Τρεις Λόγοι ο Α’και Δ’κατά Κατιλίνα και ο υπέρ Αρχίου του ποιητού / Κικέρωνος. Μεταφρασθέντες εκ του λατινικού χάριν των μαθητών”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι,1876. (Tre arsyet e A’ dhe D’ Kata Katilina dhe shefi për poet / Cicero. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht, Panajot Kupitori, Athinë, 1876)

4). “Περί του ρυθμού εν τη Υμνογραφία της Ελληνικής Εκκλησίας / υπό Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναησ, 1878. (Në ritmin e Kishës greke hymnografi, Panajot Kupitori, Athinë, 1878).

5). “Πλάτωνος Κρίτων / Κείμενον, σχόλια και μετάφρασις χάριν των εις τα Γυμνάσια φοιτώντων νέων υπό”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1879. (Platoni Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.

Për sa u përket studimeve shqiptare, Panajot Kupitori është autor i disa librave, por ne kemi gjetur vetëm:

1). “Αλβανικαί μελέται: Πραγματεία ιστορική και φιλολογική περί της γλώσσης και του έθνους των Αλβανών”, Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studimet shqiptare: Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879).

2). “Διατριβή περί της παρ’ Αλβανοίς αντωνυμίας του τρίτου προσώπου: Κατά την διάλεκτον των εν Ελλάδι Αλβανών μάλιστα την των Υδραίων”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë. 1879).

[1] Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbirisi”.

 

Etiketa: arben llallaarvanitasiAugusto Dozanfjalor greqisht-shqipgjuha grekeJaninekonsulli francezletërsia shqipeNiko StylosPanajot KupitoriPreveza

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mavraj nis aventurën me Hamburgun

Mavraj nis aventurën me Hamburgun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com