Pampuri: Tender 200 mln lekë për rikonstruksionin e konvikteve, ka rënë tavani dhe janë çarë muret – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pampuri: Tender 200 mln lekë për rikonstruksionin e konvikteve, ka rënë tavani dhe janë çarë muret

14:56 | 28/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë mashtruar studentët dhe se kushtet në Qytetin Studenti nuk janë më të mira.

Në një dalje për mediat Pampuri tha se 4 muaj pas rikonstruksionit me tender 200 milionë ka rënë tavani dhe janë çarë muret në Qytetin Studenti.

“Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët”, theksoi Pampuri.

Read more

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Deklarata e plotë
Një ngjarje e rëndë në Qytetin Studenti, e ndodhur, fatmirësisht, në mungesë të studentëve, po u risjell atyre në vëmendje mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për përmirësimin e kushteve të jetësës në konvikte.

Rrëzimi i tavaneve në një prej konvikteve që gjoja u rikonstruktuan pas protestës së studentëve, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe veliajt.

Në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë show me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve.

ERION VELIAJ: “Dua të falenderoj stafin e qytetit Studenti, që kanë kaluar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet janë optimale. Ajo që është bërë, është sagllam. Do të thotë me termoizolim, me nyje higjenosanitare, me bateritë e dusheve, me taraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik”

Tani, fasada e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë të përditshme propagandistik nga kampionët e korrupsionit me fasadat.

Dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët.

Me 200 milionë lekë, të hedhur në bojën e propagandës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt, jeta e studentëve nuk është bërë më e mirë që nga protesta e 10 muajve më parë.
Përkundrazi! Për hir të pushtetit, është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë. Erjon Veliaj dhe Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë!

Studentët nuk e meritojnë të jenë të rrezikuar në strehën që u siguron shteti. Ata nuk meritojnë të jenë të mashtrohen, të tradhëtohen dhe të braktisen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Alternativa më e mirë për studentët dhe për rininë është Partia Demokratike dhe plani i saj për një arsim të lartë cilësor, me kushte të garantuara, ku, të mbështetur me bursë, të rinjve u jepet mundësia të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike.

Etiketa: erion veliajIsh-deputetja e PDKryebashkiaku i TiranësKryeministri Edi RamaOrjola Pampuriqyteti studentirikonstruksioni i konvikteveTender 200 mln lekë

Të Lidhura

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Para
U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës

U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com