• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PAMECA, kritika prokurorisë/ Raporti për “përgjimet”, Shullazin dhe Roshin

18:17 | 10/10/2016
në Uncategorized
0

Në raportin e 6-mujorit të misionit PAMECA 4, hetimet e nisura pak muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerëve të FSO-së konsiderohen si thjesht dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në polici.

Vlerësimi tregon se çështja e procedimit dhe kërkesa e pezullimit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm Çako duken të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

“Nuk kishte asnjë të dhënë që pajisja “IMSI Catcher” të ishte në gjendje të kryente përgjime”, thotë Misioni i Asistencës së BE, i cili ofron në vendin tonë nndihmë për agjencitë e zbatimit të ligjit, veçanërisht për policinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

PAMECA 4 shton për këtë çështje se, vendimi i gjykatës mund të ndikonte negativisht hetimet proaktive apo atë në vijim lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi policia do të kishte më pak burime duke qenë se drejtuesit e Forcave Operacionale prekeshin direkt për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Më tej në ecurinë e punës për agjencitë ligjzbatuese përmendet edhe ndjekja penale ndaj Emiliano Shullazit, aktualisht nën arrest me burg. PAMECA 4 shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, vlereson misioni dhe pa ndonjë referencë kohore e vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Por edhe pa referencë për burimin e provave të mbledhura në lidhje me përgjimet për këtë të dyshuar.

Çështje tjetër e cila po ashtu bëri bujë është edhe arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata.

Sipas ligjit të Dekriminalizimit, i dyshuari nuk kishte pohuar të gjithë informacionin për problemet ligjore në vendet e tjera. Por PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata fillimisht me “arrest me burg” për Roshin nuk kishte një arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive.

Lexo edhe

Bjordi eliminohet nga Big Brother

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

Etiketa: IMSI CatcherPamecapergjimetRroshiShullazi

Të Lidhura

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

nga 27
23:26 | 31/01/2023
0

Bjordi eliminohet nga Big Brother Vip. Vendimi u njoftua në prime-in e kësaj të Marte. Në nominim ishin Armaldo, Tea,...

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

nga 27
23:20 | 31/01/2023
0

Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga...

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

nga 27
22:56 | 31/01/2023
0

Një 21-vjeçare e quajtur Karen Julieth Uribe ka ndërruar jetë në Kolumbi pas ndërhyrjes kirurgjikale në hundë. Mediat e huaja shkruajnë...

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”, debat mes Kristit dhe Zhaklin –

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”, debat mes Kristit dhe Zhaklin –

nga 27
22:48 | 31/01/2023
0

“Loja e anonimeve” krijoi shumë batuta, por edhe debate në shtëpi. Kjo pasi, disa prej pyetjeve ishin shumë ngacmuese dhe...

Para
Nikos Kotzias “kërcënon” Komisionerin Johannes Hahn

Nikos Kotzias “kërcënon” Komisionerin Johannes Hahn

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

23:26 | 31/01/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

23:20 | 31/01/2023
VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

23:06 | 31/01/2023
“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

23:00 | 31/01/2023
“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

22:58 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –
  • VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”
  • “Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit
  • A u shantazhua Meta nga McGonigal?
  • E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com