Kreu i grupit demokrat kërkon reflektim nga mazhoranca
Një ide ekstreme, kështu e ka quajtur kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka, idenë e djegies së mandateve. Pas një takimi në Gramsh, Paloka ka deklaruar se ideja për djegien e mandateve nuk është dicka e padiskutuar në PD. Sipas tij “Ideja e djegies së mandateve është një ide ekstreme dhe nuk është një ide e Berishës. Kjo është një ide e diskutuar edhe në grupin parlametar të PD”, ka thënë kreu I grupit demokrat. Duke folur për marrëdhëniet me kundërshtarët politikë, Paloka ka thënë se “Mazhoranca po provokon në mënyrë të arrogante” dhe njëkohësisht u ka kërkuar socialistëve në pushtet që të reflektojnë për kërkesat e opozitës. ”Nëse nuk do të këtë reflektim opozita do të vijojë me të njëtin qëndrim”, ka thënë Paloka.