Paloka: Gjendja po degjeneron, Klevis Balliu është deputet jo ish-deputet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paloka: Gjendja po degjeneron, Klevis Balliu është deputet jo ish-deputet

15:56 | 07/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Lidhur me protestën e Astirit ku disa protestues u konfrontuan me Policinë tek Unaza e Re dhe më pas u arrestuan, ish-deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se gjendja po degjeneron çdo ditë e më shumë.

Paloka tha se i shoqëruar në komisariat është dhe deputeti, jo ish-deputeti, po deputeti Klevis Balliu, sepse doli edhe njëherë, siç bën përditë, në mbrojtje të banorëve.

Deklarata e plotë

Read more

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Gjendja po degjeneron çdo ditë e më shumë. Ky kryeministër që ka humbur, jo vetëm toruan, por çdo lloj ndjeshmërie njerëzore, ka arritur ta çojë vendi dhe po e çon çdo ditë e më shumë, drejt një përplasje, që të jem i sinqertë, nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë. Sigurisht që i pari që do të përgjigjet, do të jetë vetë ai, vetë Rama, por pasojat për fat të keq po i vuajnë dhe qytetarët.

Sot, siç jeni në dijeni, protestuesit e Unazës së re kanë dalë në rrugë sepse kanë parë forca të shumta policie në vendin ku protestojnë, ku kanë shtëpitë e tyre, dhe kanë menduar për një moment se policia, siç ka bërë këto ditë te Bregu i Lumit ku hodhi gaz dhe helm mbi fëmijë dhe të moshuar, për të ju prishur më pas shtëpitë, janë ngritur të gjithë dhe kanë dalë në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Një aferë me miliona euro korrupsion, e vërtetuar tashmë nga të gjithë, e bërë publike dhe e denoncuar deri në Amerikë si aferë korruptive, është sot kyçi i gjithçkaje. Rama vazhdon të ngulë këmbë të marrë milionat e korrupsionit, dhe për këtë nuk ndalet para asgjëje. As para dhunës, as para prishjes së shtëpive të këtyre banorëve, as para dhunimit të fëmijëve dhe të moshuarve, siç kanë bërë dhe sot.

Edhe njëherë e përsëris; banorët kanë dalë aty ku protestojnë përditë, sepse kanë menduar se policia ka ardhur të ju prishë shtëpitë. Kanë dalë dhe janë përballur me realitetin e dhunës, ku një polici që vetëm e shqiptarëve nuk mund të jetë më, për të mbrojtur kreun e krimit, kryeministrin e krimit në Shqipëri, janë sulur si bisha mbi qytetarët, duke i dhunuar me gaz, me lëndë djegëse, dhe me gjithçka që kanë pasur në dorë. Kanë marrë burra e gra dhe i kanë përplasur në furgonat e policisë dhe tani janë brenda, ku mbahen pa asnjë të drejtë, në kundërshtim edhe me ligjin, por edhe me të drejtën njerëzore.

Pyetje: Zoti Paloka, mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Keni kontaktuar me të?

Paloka: Këta nuk ndalen më para asgjëje. Siç e dini, i shoqëruar në komisariat është dhe deputeti, jo ish-deputeti, po deputeti Klevis Balliu, sepse ka marrë votat e qytetarëve për të qenë deputet, nuk e bën Rama. Ai është deputet i shqiptarëve. Është i mbyllur tani në komisariat, sepse doli edhe njëherë, siç bën përditë, në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit, mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë strehën për fëmijët e tyre.

Kjo është mënyra se si vepron kjo qeveri. Të jetë i bindur Rama dhe kushdo tjetër, që do të marrë përgjigjen e merituar. Sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin, aq më i fortë do të jetë reagimi qytetar. Asnjë prej atyre që deri më sot kanë përfunduar në birucat e policisë, nuk është trembur. Ta dijë mirë kryeministri. Jo vetëm nuk i tremb më, por i revolton më shumë këta njerëz dhe vetëm i afron ditët e fundit të vetës së tij dhe të qeverisë së tij.

Etiketa: Edi Palokaish deputeti demokratndalimi i Klevis BalliutUnaza e re

Të Lidhura

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

nga 27
20:37 | 15/03/2026
0

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

nga 27
20:19 | 15/03/2026
0

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

nga 27
20:05 | 15/03/2026
0

Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar...

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

nga 27
19:41 | 15/03/2026
0

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas...

Para
Dorian Protoduari nga qelia: Po bëj burgun e Damian Gjiknurit

Dorian Protoduari nga qelia: Po bëj burgun e Damian Gjiknurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com