Pas zërave kundër tij në parti, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka është shprehur se kur dikush të shtrin dorën për bashkëpunim dhe e merr për dobësi është fatkeqësi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan:“Kur dikush dorën e shtrirë për bashkëpunim e merr si dobësi, është fatkeqësi, por fatkeqësi për ata vetë që nuk kuptojnë se sa të pavlerë mbeten”.
Mesjavën që po lëmë pas mbledhja e Kryesisë së PD, u shoqërua me debate dhe kritika të ashpra.
Basha tha se Partia Demokratike ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit.