Lidhur me pallatin e rrezikuar në Gjirokastër, kryebashkiakja e këtij qyteti, Zamira Rami u takua me banorët e prekur, ku u bëri thirrje që të zbatohen këshillat e përpiluara në raportin gjeologjik.
“Do të qëndroni edhe disa ditë jashtë banesave derisa të dalim në një përfundim të saktë. Ndërhyrjet duhet të kryhen në kohë të shpejtë”, tha Rami.
Kryebashkiakia tha se zhvendosja e banorëve duhet të vazhdojë ashtu siç këshillon raporti gjeologjik.
Të tensionuar prej situatës një pjesë e banorëve janë rikthyer në banesa ndërsa disa vijojnë të presin.
Sipas raportit gjeologjik kërkohet largimi i menjëhershëm i banorëve të pallatit të rrezikuar për në mjedise të sigurta deri në marrjen e masave inxhinjerike stabilizuese si dhe monitorimi i vazhdueshëm i rrëshqitjes për t’i paraprirë situatave të rrezikshme.