20 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagasur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Pakistan.
Mediat raportojnë se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të liruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Aksidenti ndodhi në orët e parë të mëngjesit të sotëm.
Ministri Saad Rafique i vuri fajin neglizhencës si shkak i mundshëm i aksidentit, me një sinjal të injoruar.