Nga Kastriot Dervishi
Mallëngjimi i pjesës nostalgjike të popullit tonë, ndaj reformave që po ndërmerr pushteti popullor, të cilat po ia ndryshojnë faqen vendit, është i madh dhe befasues. Krijon gjithnjë entuziazëm. Njëri prej tyre sot. Duket i stofit sovjetik, nga ata që i sheh nëpër lulishte duke u lavdëruar me krimet e Enver Hoxhës, teksa marrin pamje idiote e bëjnë gjeste të çmendurish. Në autobus subjekti po flet me celularin e kapitalizmit me zë të lartë e dialekt operativi, me shokun, për domosdoshmërinë e miratimit të paketës antishpifje. “Nuk kanë nga ia mbajnë këta më, prit sa të miratohet”, thotë.
Teksa fliste për hallet e partisë, kishte defekte seriore në montimin e rrobave të trupit. Kish lënë punët ndaj vetes për detyrat e partisë.