Pajisja sekrete e përgjimit në duart e Saimir Tahirit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pajisja sekrete e përgjimit në duart e Saimir Tahirit

14:44 | 11/05/2016
në Uncategorized
0
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku eshte diskutuar ne lidhje me projektligjin per "Sigurine Publike"./r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, during a session of the Laws Parliamentary Committee.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Një pajisje përgjuese tepër e sofistikuar është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë.
Pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të sigurisë. Jo zyrtarisht, policia thotë se kjo pajisje përdoret për qëllime trajnimi nga policia e shtetit.  Historia që është në limitet e skandalit, ka nisur rreth një muaj më parë, kur institucionet e inteligjencës shqiptare kanë rënë në dijeni të një informacioni se policia shqiptare përdor një pajisje përgjimi të paregjistruar dhe të paautorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm.
Informacioni i është dërguar Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm, i cili mësohet se është vënë në lëvizje për të verifikuar vërtetësinë e tij. Nëse informacioni i inteligjencës se kjo pajisje është përdorur për të kryer përgjime të paligjshme do të rezultojë i vërtetë, atëherë ky mund të përbëjë një skandal shumë herë më të madh se ai që dyshohet se ka ndodhur me pajisjet e përgjimit të Ministrisë së Mbrojtjes, pak vite me parë. MAPO kontaktoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, por burime pranë saj thanë se prokuroria nuk mund të bëjë asnjë koment për këtë çështje.
MAPO gjithashtu kontaktoi zyrtarisht edhe Policinë e Shtetit dhe mori si përgjigje se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nuk ka asnjë pajisje të tillë përgjuese. Por pavarësisht këtyre qëndrimeve institucionale, gjithçka është konfirmuar nga zyrtarë të Policisë, të cilët pohojnë se pajisja përdoret për qëllime trajnimi edhe pse me të mund të kryhen përgjime të paligjshme, pasi vetë policia nuk ka tagrin për të përgjuar pa marrë më parë miratimin e prokurorit. Sipas burimeve, mësohet se pajisja që shërben për zbulimin e personave në kërkim i është dhënë policisë shqiptare nga ana e homologëve italiane.
Në kuadër të ndihmës dhe bashkëpunimit mes dy policive, homologët italianë i kanë dhuruar policisë shqiptare edhe një pajisje interceptimi tepër të sofistikuar. Ajo është futur pa u regjistruar në doganë dhe është instaluar në zyrat qendrore të policisë, ku thuhet se përdoret për qëllim trajnimi të agjentëve dhe oficerëve të policisë.
Por pavarësisht këtij qëndrimi të drejtuesve të policisë është fakt se për këtë pajisje nuk ka dijeni asnjë prej institucioneve dhe krerëve të Sigurisë Kombëtare, pasi ajo nuk rezulton e regjistruar askund.
Po ashtu, për ekzistencën e saj nuk është vënë në dijeni as Prokurori i Përgjithshëm, i cili është autoriteti i vetëm që mund të autorizojë kryerjen e përgjimeve. Por burimet konfirmojnë jo vetëm praninë dhe instalimin e saj në zyrat e policisë qendrore, por edhe faktin se kjo pajisje është ndër më të sofistikuarat dhe ajo mund të përdoret për çdo lloj interceptimi telefonik.  Ndërkohë, mësohet se kjo pajisje e paautorizuar përgjimi është instaluar në ambientet e Policisë, thuajse në të njëjtën kohë me dorëzimin e ndryshimeve të ligjit të përgjimeve që Ministria e Brendshme dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë.
Në bazë të këtij projektligji, Ministria e Brendshme synon të detyrojë kompanitë celulare për t’iu vënë në dispozicion të dhënat e tyre oficereve të policisë. Në bazë të ligjit aktual, kjo e drejtë i takon vetëm prokurorisë. Sipas ligjit për përgjimet apo dhe Kodit të Procedurës Penale, parashikohet kryerja e dy lloj përgjimesh. Përgjimet parandaluese që kryhen nga Shërbimi Informativ Shtetëror, pasi të merret miratimi nga Prokurori i Përgjithshëm, duke motivuar arsyen e përgjimit.
Dhe kategoria e dytë, janë përgjimet procedurale që autorizohen nga prokurori për procedime penale të regjistruara në prokurori.  Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk mund të kryejë përgjime pa marrë më parë miratimin e prokurorit. /mapo.al
Etiketa: ministria e Brendeshmepergjime sekreteProkurori i PërgjithshëmSaimir Tahiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Relax në Vainë Foto LSA/ Gent Shkullaku

Relax në Vainë Foto LSA/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

09:02 | 12/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 12/01/2026
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

08:22 | 12/01/2026
Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

08:12 | 12/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –

07:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –
  • Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –
  • Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –
  • Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com