Komisioni i Sigurisë do marrë në pyetje ministrin Tahiri
Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për pajisjen e përgjimit, të kthyer këto ditë në një debat public e politik. Hetimet kanë nisur me pyetjen e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit Ardian Çipa, i cili ka dhënë shpjegimet e tij para prokurores Anisa Qilimi. Prokuroria gjithashtu është në pritje të përgjigjes nga Interforce për pajisjen e përgjimit. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, nuk e ka mohuar ekzistencën e saj dhe ka shpjeguar se ajo ka shërbyer për trajnim në Akademinë e Policisë. Ndërkohë pritet që parallel me prokurorinë, komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare të marrë në pyetje ministrin Saimir Tahiri, kryeprokurorin Adriatik Llalla, kreun e SHISH Visho Ajazi dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako.