Pafuqia jonë për të ndëshkuar krimet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pafuqia jonë për të ndëshkuar krimet!

08:01 | 10/02/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as kam dëshirë të di se çfarë thotë. Thuajse të gjithë udhëheqësit e lartë komunistë që i gjeti gjallë pluralizmi, i bashkon vetëm një gjë, fshehja e së vërtetës. Ramiz Alia ishte udhëheqësi i fundit politik i diktaturës, ndaj të cilit ka natyrisht më pak mllef se ndaj familjes Hoxha, por po të marrësh gjithë intervistat dhe deklaratat e tij pas vitit 1990, në të gjitha gënjen. Çfarë thotë një herë, nuk e thotë herën tjetër dhe deri në fund, përpiqet të justifikojë atë që ka bërë. Njësoj kanë gënjyer në ditarët qesharakë gjithë shokët e tij. Ose kanë shkruar të indoktrinuar, ose kanë thënë me vetëdije gënjeshtra. Ka pas prej tyre edhe që e kanë pësuar prej komunizmit dhe prapë gënjejnë. Liri Belishova përshembull është një viktimë e gjallë e komunizmit, por ende nuk flet me kurajo për krimet e komunizmit deri në vitin 1960. Kiço Ngjelën, një ish- komunist erudit, që ka studiuar në Milano, e torturuan në burgje bashkë me djemtë e tij, por unë dështova t’i marr qoftë dhe një intervistë. Kishte një zhgënjim me jetën e tij dhe një kod heshtje për çfarë kishin bërë para dënimit.

Njëjtë është historia dhe me Nexhmije Hoxhën. Sa herë ka folur, ka gënjyer. Ka gënjyer kur tregon pse e vrau Enver Hoxha, Bari Omarin, burrin e motrës së vet, pse e shkatërroi familjen Kokalari, duke burgosur vëllezërit e Musines dhe vet gruan intelektuale të fisit të tij nga nëna. Gënjen kur shpjegon eleminimet politike, që nga Sejfulla Malshova deri tek Mehmet Shehu etj. Njësoj gënjente dhe Ramiz Alia. Përbetimi i tyre për të mos reflektuar për atë që ka ndodhur është diçka që të nervozon.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E vetmja intervistë që ndoshta Nexhmija ka thënë gjëra të vërteta, ishte kjo që i ka dhënë Rudinës të hënën në mbrëmje, pasi për ironi të fatit, kolegia jonë e ka trajtuar më shumë si Çiljetën, se sa si gruan e diktatorit më famkeq të historisë sonë, që ka kryer krime. Ajo ka folur më shumë për gjëra rozë dhe private, se sa për krimet politike, dhe tek ato ndoshta nuk ka gënjyer. Por dhe në ka gënjyer, nuk na u prish puna me kë e ka bërë për herë të parë.

Por, nervozizmi i shqiptarëve nuk ka të bëjë me ato që ka thënë ajo dhe as me çfarë është pyetur dhe pse është pyetur.

Mendoj se nervozizmi mbarëpopullor për shfaqjen publike të saj, ka të bëjë me pandëshkueshmërinë. Shqiptarët befas kujtohen, se kanë kaluar 25 vjet dhe kësaj gruas nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, edhe pse nga një rrudhje vetullash të saj, dikush mund të jetë pushkatuar. Shqiptarët kujtojnë gjyqet e turpshme të Sali Berishës ndaj saj, për kafetë që kishte pirë në kafenenë e Bllokut me “shoqet”, dhe mosdënimin e saj për asgjë thelbësore që ka lidhje me komunizmin.

Por, ndërsa Nexhmija është një plakë që po shkon në botën tjetër, duke qëndruar si dëshmitare ironike e demokracisë sonë rumpalliste për çerek shekulli, dhe duke na parë sa të pazotë ishim dhe për ta dënuar, shqiptarët, sidomos këta që janë tërbuar keqazi që ajo paska dhe histori rozë në jetën e saj, po përballen me të njëjtin fenomen ende sot.

Pandëshkueshmëria e atyre që na qeverisin, është plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare, për të cilën ka një mobilizim politik mbarë perëndimor. Politikanët e këtyre 25 viteve, nuk kanë bërë krime si komunistët, nuk kanë pushkatuar njerëz për arsye politike, përveç Sali Berishës, që ka vrarë me vetëdije kaundërshtarë politikë, por kanë plot afera të tjera korruptive dhe deformime të mëdha të rrugës së zhvillimit, për shkak të korrupsionit dhe etjes për pushtet, dhe nuk ju ka hyrë gjemb në këmbë.

Të njëjtët shqiptarë që nervozohen me “Vejushën e zezë”, i kam parë të justifikojnë vrasjet e Sali Berishës më 21 janar apo korrupsionin galopant në Shqipëri, duke u mbrojtur politikisht.

Kjo logjikë e ka kthyer shoqërinë shqiptare në një monument pandëshkueshmërie, nga i cili sot shqiptarët janë në stres dhe po përpiqen të ngushëllohen me legjenda të tipit “reforma në drejtësi” apo “ligji i dekriminalizimit”.

Por, e vërteta e hidhur është se shumica e këtyre që i turren Nexhmijes, dhe mirë ja bëjnë, kanë pranuar se “ka dhe vrasje të mira politike”, siç janë vrasjet e 21 janarit. Si të tillë, ata duhet të heshtin, se janë as më shumë as më pak, idhtarë të nxënësit të Nexhmijes, në këto akte krimesh politike.

Histeria popullore kundër “Vejushës së zezë”, tregon më shumë frustrimin që kanë shqiptarët për pushtetarët që qeverisin qoftë dhe me gjak e krime, dhe nuk ju hyn gjemb në këmbë, se sa ndonjë inat personal me të. Ata që kanë vuajtur realisht nga Nexhmje Hoxha dhe burri i saj, shumica nuk janë më gjallë, ndaj zemërimi ndaj saj nuk ka lidhje me diçka personale. Pasardhësit e tyre e kanë pasur Nexhmijen tek Pularia në Laprakë për 25 vite dhe do ta kenë dhe ca kohë, por duket se ata nuk kanë punë fizikisht me të, por me pafuqinë e tyre për të ndëshkuar ata që u kanë bërë keq. Kanë të drejtë dhe jam plotësisht në anën e tyre, por fatkeqësisht jemi një shoqëri që nuk e kemi ndëshkuar kurrë të keqen, por e kemi rehabilituar atë.

Ndëshkimi i krimeve nuk ka qenë kurrë një standart moral në këtë vend, por më keq akoma, ka qenë meritë dhe “zotësi” për të mbajtur pushtetin. Këtu ekziston ende kulti i vrasësit të zot, hajdutit të zot, dhe miliarderëve të panjohur. Në këtë vend, ku Ahmet Zogu është lavdëruar pse ka vrarë kundërshtarë, Enver Hoxha është mburrur dhe kërkojnë të quhet “udhëheqës i lavdishëm”, pse ka bërë genocid ndaj intelektualëve dhe Sali Berisha është krenuar që ka vrarë protestues politik, se do ti bënin “puç” shteti, duhet të biem dakord që këto t’i quajmë krime dhe jo merita.

Le të fillojmë të vendosim një standard ndaj atyre që bëjnë krime, që së paku të tremben ata që do qeverisin më pas Shqipërinë. Ata që qeverisën duke bërë krime dhe ikën pa ndëshkuar, janë pjesë e zemërimit tonë, por që kjo e keqe të ndalet, duhet të ketë një orë zero, që t’ia nisim nga ndëshkimet. Atëhere me siguri nuk do të jemi kaq histerikë kur të të ndeshim fantazmat e së shkuarës.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Refuzimi i punëve të turpit : mbrojtje e dinjitetit personal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com