Me anë të një postimi në Twitter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Mbretin Charles III për ngjitjen në fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Osmani ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet, Kosova pret që të forcojë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe.
“Urime të përzemërta për Mbretin Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij” – shkruan Osmeni në Twitter.
Charles III erdhi në krye të Mbretërisë në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.