OSHEE vijon kontrollet për verifikimin e abonentëve në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Nga kontrollet e dy ditëve të fundit, në rajonin e Shkodrës janë zbuluar edhe 16 raste të tjera të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë.
Mësohet se në 7 ditë kontrolle, janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë.
Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë!