Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në rrethin e Korçës ka probleme me energjinë elektrike si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. OSHEE nga informacionet në terren konstatohet se në rajonin Korçë ka këputje në përcjellësa.
Por si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, riparimi i defekteve në fidera do të kërkojë më shumë kohë.