Një zjarr i madh në Orikum pranë bazës së Pashalimanit ka rrezikuar dhjetëra banesa si dhe biznese. Mësohet se zjarri ka rënë në tokë bujqësore ndërsa forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë mesa duket mbledhja dhe kritikat e ashpra ndaj prefektëve të bashkive kanë pasur rezultat pozitiv në qarkun e Korçës, pasi policia ka finalizuar një operacionin, duke vënë në pranga 7 persona pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.