Organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, peticion për ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, peticion për ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame

15:50 | 08/01/2021
në Kryesore
0

Organizata “Rrënjët Shqiptare” drejtuar nga z. Marko Kepi dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” me kryetar z. Hektor Sejko, kanë nisur një peticion që synim kryesor ka ndërgjegjësimin e Perëndimit për Çështjen Çame dhe ndërkombëtarizimin e saj.

“Rrënjët Shqiptare” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kërkojnë nga qeveria greke ndjesë të plotë publike për gjenocidin ndaj çamëve dhe njohjen e së drejtës së pronësisë dhe të kthimit të tyre në vatrat stërgjyshore.

Deklarata e plotë

Read more

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Të kërkojë falje publike –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, peticion për ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame

Ky peticion do të shërbejë si një instrument i çmuar për të kërkuar seancë dëgjimore për Çështjen Çame në Kongresin Amerikan

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” do të ndjekin çdo rrugë diplomatike që drejtësia kaq shumë e mohuar për Çamërinë, të vendoset në vend

Çështja e pazgjidhur e Çamërisë, e ngritur për herë të parë nga Shoqata Patriotike “Çamëria” pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, vijon të mbetet argument “par execellence” i shkeljes së rëndë të të drejtave universale të njeriut. Pavarësisht dhunimit të së drejtës për lëvizjen e lirë, gëzimin e pronës dhe kthimin në vendlindjen e të parëve, Çështja Çame vazhdon të mos njihet nga Greqia, ndërkohë që është hequr edhe nga programi qeverisës në Shqipëri.

Për këto arsye, Organizata “Rrënjët Shqiptare” drejtuar nga z. Marko Kepi dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” me kryetar z. Hektor Sejko, kanë nisur një peticion që synim kryesor ka ndërgjegjësimin e Perëndimit për Çështjen Çame dhe ndërkombëtarizimin e saj. Kjo kauzë e rëndësisë thelbësore për kombin shqiptar, kërkon zgjidhje sipas parametrave ndërkombëtarë për të drejtat e popujve dhe territoreve të shkëputura nga kufijtë e shtetit amë.

Pazotësia e përsëritur e udhëheqësve shqiptarë, dhe shpesh herë edhe efektet e zgjatimeve të politikës greke në Shqipëri, kanë bërë që çështja e dhimbshme çame, të mbulohet me harresë nga vetë shqiptarët. Ndërsa, impotenca diplomatike e shtetit shqiptar ka frenuar ndërkombëtarizimin e saj.

Por siç ka thënë Plaku i Urtë i Pavarësisë, Ismail Qemali, “popujt që flenë rrezikojnë të vdesin”. Më së shumti shqiptarët, që janë spastruar etnikisht e masakruar që nga fillimi gjer në fund të shek. XX, nga Preveza në Mollën e Kuqe, duhet ta kenë mësuar leksionin e madh të shekullit të kaluar: historia e harruar, përsëritet!

Ndaj, shtatëdhjetë e shtatë vjet nga gjenocidi grek ndaj popullsisë çame, “Rrënjët Shqiptare” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kërkojnë nga qeveria greke ndjesë të plotë publike për gjenocidin ndaj çamëve dhe njohjen e së drejtës së pronësisë dhe të kthimit të tyre në vatrat stërgjyshore. Po ashtu, ata zotohen të punojnë për ndërgjegjësimin e Perëndimit për Çështjen Çame dhe krijimin e një strategjie për ndërkombëtarizimin e kësaj kauze.

Kërkesat e plota të Peticionit të Shoqatës “Çamëria” dhe Organizatës “Rrënjët Shqiptare”:

  1. Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” i bëjnë thirrje qeverisë greke të njohë ekzistencën e 100,000 shqiptarëve që jetojnë sot në Çamëri dhe të të gjitha pakicave të tjera etnike në Greqi. Përkundër faktit se Greqia është anëtare e NATO-s dhe pjesë e BE-së dhe se ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, qeveria greke zyrtarisht mohon ekzistencën e shqiptarëve të Çamërisë dhe të të gjitha pakicave të tjera etnike në Greqi. Qytetarët grekë me origjinë shqiptare, turke, maqedonase, vllahe dhe rome nuk gëzojnë një trajtim të drejtë dhe të barabartë sipas ligjit dhe përballen me pengesa të mëdha në ruajtjen e kulturës së tyre dhe ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes dhe të fesë. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i kërkojë llogari Greqisë për papërgjegjshmërinë e saj për mosnjohjen e pakicave etnike dhe mosmbrojtjen e të drejtave të tyre.
  2. Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” i bëjnë thirrje qeverisë helene të kërkojë falje publike për spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të  Çamërisë, që kulmoi në masakrimin e më shumë se 20 përqind të popullsisë çame, përfshirë burra, të moshuar, gra dhe fëmijë; dëbimin me forcë në Shqipëri dhe Turqi të 35,000 të tjerëve; konfiskimin e mijëra hektarëve tokë në pronësi të shqiptarëve të Çamërisë, si dhe plaçkitjen dhe djegien e fshatrave dhe qyteteve shqiptare nga qershori 1944 deri në mars 1945.
  3. Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” i bëjnë thirrje qeverisë greke të njohë të drejtën e të mbijetuarve çamë dhe pasardhësve të tyre në mërgim për t’u kthyer në tokën e tyre dhe për t’u dëmshpërblyer për pasuritë e shkatërruara dhe të vjedhura. Kjo prek afërsisht 300,000 njerëz. si dhe prona me vlerë më shumë se 2 miliardë dollarë. Është e pabesueshme që qeveria Greke, e cila pranoi sekuestrimin e pasurisë çame në fund të Luftës së Dytë Botërore, u ka mohuar të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre edhe të drejtën për të vizituar tokat e të parëve.
  4. Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” i bëjnë thirrje Greqisë të respektojë të drejtat njerëzore dhe civile të shqiptarëve të Çamërisë, si dhe të drejtat e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi. Shqiptarët në Greqi kërkojnë mbrojtje të barabartë sipas ligjit, mbrojtje nga asimilimi i detyruar dhe shtypja qeveritare, si dhe mundësi për punësim në institucione publike dhe arsimim në gjuhën amtare. Ata duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon pakica greke në Shqipëri.
  5. Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” besojnë se për të zgjidhur me sukses problemin çam, shqiptaro-amerikanët duhet të ndërgjegjësojnë Perëndimin për Çështjen Çame dhe të krijojnë një strategji për ndërkombëtarizimin e kësaj kauze. Dy organizatat i bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Çamëri dhe Luginën e Preshevës për të mbështetur këtë nismë dhe nënshkruar peticionin. Ky peticion do të shërbejë si një instrument i çmuar për të kërkuar seancë dëgjimore për Çështjen Çame në Kongresin Amerikan.  Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” do të ndjekin rrugën diplomatike, me rregullat e shekullit të 21-të, që drejtësia kaq shumë e mohuar për Çamërinë, të vendoset në vend. 
Etiketa: gjenocidin ndaj çamëveOrganizata “Rrënjët Shqiptare”shoqata patriotike “Çamëria”

Të Lidhura

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

nga 27
11:01 | 26/04/2026
0

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar...

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

nga 27
10:35 | 26/04/2026
0

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

nga 27
10:31 | 26/04/2026
0

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i...

Para
John Alite i penduari shqiptar i mafies me mbështetësit e Donald Trump tek pushtojnë Capitol hill (foto)

Ish-mafiozi John Alite: E vërteta e pjesëmarrjes në protestë në SHBA (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

10:35 | 26/04/2026
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

10:31 | 26/04/2026
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –
  • Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –
  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com