“Opsion V”, operacion ndërkombëtar për mallrat fallso

0
137

Në Shqipëri kontrollohen mbi 200 subjekte, sekuestrohen mallra të falsifikuar

“Opsion V” është një operacion i gjerë ndërkombëtar I shtrirë në 82 shtete mes të cilave edhe Shqipëria. Interpol dhe Eurpol, në bashkëpunim me policinë kriminale kanë kontrolluar rreth 200 subjekte tregtare në të gjithë Shqipërinë. Sipas njoftimit të dalë nga policia: “Janë proceduar penalisht për vepra penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj gjithsej 32 subjekte. Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona. Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, Është shpallur kërkimi për 1 person”. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha mallrash të falsifikuara. Policia njoftoi për sekuestrimin e 48 828 litra verë, 3 870 litra raki rrushi, 120 litra birrë Peja, 934 litra pije alkoolike të forta si Ëhiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2. Sekuestro është vënë edhe mbi lëndë të para që pritej të përdoreshin për falsifikim të produktit përfunditmtar, si 1990 litra musht rrushi, 2640 kg kafe kokërr, 83 kg mjaltë, 18 000 kokrra vezë dhe aksesorë kantine.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.