Opozita, si shiu i qershorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita, si shiu i qershorit

11:48 | 01/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Frrok Çupi

Sot doli kohë e thatë.. Thuajse një muaj i tërë me vjeshtë që rrjedh nga qielli, u pre këtu. Edhe opozita duket se u pre mbrëmë në mesnatë; sot nuk ka më asnjë fjalë mbi ” krimin dhe grupet mafioze brenda qeverisë që po vrasin njëri tjetrin”. Mbrëmë e dje gjithë ditën u tund dheu pasi një gardist i ri, 31 vjeç, u gjet i vdekur me plumb kokës në parkingun e Gardës. Kishte qenë edhe shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa. Opozita dhe media shumë afër saj, dje lëshuan alarmin se “mafiozët brenda qeverisë po eleminojnë njëri tjetrin”. U thanë aq shumë tmerre, saqë ‘ rrebeshi’ nuk mund të pushonte më..

Madje, opozita dhe media e saj, do të kishin marrë flamurin e lartë të sundimit të shtetit mbi mafien, sikur akuzat e lëshuara të merrnin një rrugë drejt të vërtetës. Se vërtet është e rëndë që papritur, në garazhin e Gardës, të vritet shoferi i Ministrit. As në Siçilinë e viteve më të egra të Camorës, nuk ka ndodhur kaq fort. Opoziat shpalli se ‘dikush nga brenda i ka vrarë shoferin ministrit’. Pastaj u tha në mediat e saj se ‘ është vrarë vëllai i Ministrit’. Pastaj u la për të nënkuptuar se ‘radhën e ka ministri’. Po lahen hesapet brenda qeverisë!- u tha…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Këto janë të beueshme, por edhe të tmerrshme- njëkohësisht. Të besueshme, por jo prova; mendja e njeriut që do të ruajë paqen dhe familjen, menjëherë i merr si të besueshme të gjitha këto që ndodhën dje… Në një publik që beson opozitën dhe në një opozitë që beson çfarë thotë vetë, sot në mëngjes populli shqiptar do të ishte në rrugë për të kërkuar largimin  e mafies që paska okupuar shtetin!..

Por sot nuk ka më asnjë fjalë nga opozita. Shikoni sheshet, shikoni tribunat, shikoni mediat- edhe të opozitës. Asnjë pikë ‘shiu’, asnjë fjalë. Mbrëmë natën pushoi gjithçka. Mu bë sikur i pashë liderët e opozitës duke u skërmitur nëpër natë tek i thonë njëri tjetrit: “E bëmë tonën, ua futëm”. Opozita ka një lidhje organike deri në gjak me maxhorancën; nuk ka ndodhur fatkeqësi e tillë politike në asnjë vend ku është shpallur demokracia.

Ja ku opozita i lëpihet maxhorancës:

Gjithë ditën dje ngriti pluhurin e dynjasë për vrasjen e një djali 31 vjeç. Opozita punoi me dy krahët e qeverisë: Me krahun që u frikësua bëri një marrëveshje të re dhe përfitoi ndonjë tender, kullë ose një tra në doganë. Me krahun që nuk ka frikë- opozita ka një marrëveshje që nga 18 maji 2017. Opozita e ndërpret ‘ rrebeshin’ mu në mesnatë, pa mbaruar ‘ qershori’ vjeshtak. A u ndërpre ‘ Çadra’ dhe ‘ Republika e Re’? A u ndërpre protesta e Nëntorit 2016- dy ditë para se George Soros të vizitonte zyrën e kryetarit të PD? A u ndërpre hetimi mbi 3.4 milionë euro në makinën ‘ Toyota’  për shkak se kryetari i Opozitës bëri lojën e qeverisë dhe ‘ shpalli sekretin’ që ia dha vetë qeveria?

Në çdo rast Qeveria i bën një shenjë opozitës: “Boll tani, ikni në shtëpi”, dhe liderët e opozitës ikin, dhe kryetari vjen në marrëveshje.

… Sot në mëngjes doli se asgjë nga ato që kërcënoi opozita dje, nuk qenka e vërtetë. Se njerëzit dinë të lexojnë dhe të mos besojnë kurrë më. Opozita e ka humbur besimin për gjithë jetën. Sa ngre një akuzë, pas mesnate kthehet e skërmitur duke vështruar nga fytyra e qeverisë: “Hë, je apo nuk je e kënaqur me lojën”.

Të paktën sot në mëngjes jemi të qetë- sipas opozitës- qeveria nuk ka as mafie, as krim, as pikë dyshimi.

“Ishte loja!”. Sot është mot i thatë opozitar. Edhe pasnesër do të jetë mot po kaq i thatë, edhe sikur nesër të lëshojë ndonjë ‘ shi’ opozita qeveritare.

Etiketa: Frrok Çupi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Përcillet për në banesën e fundit Shkëlzen Qordja, mjekësia ligjore: Do shpëtonte nëse do mbërrinte shpejt në spital

Përcillet për në banesën e fundit Shkëlzen Qordja, mjekësia ligjore: Do shpëtonte nëse do mbërrinte shpejt në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com