Rëndohet situata te Kryeministria. Ndërsa mijëra protestues kanë mbushur sheshin disa prej tyre kanë hedhur flakadanë në drejtim të Kryeministrisë. në shkallët e Kryeminstrisë janë parë disa vatra zjarri, ndërsa politikanët kanë bërë thirrje që të mos përdoret dhunë. Ka raportime që garda ka hedhur gaz lotsjellës që të shpërndajë turmën.