Opozita ka nisur sot protestën e 6-të përballë sallës së Parlamentit, ndërkohë që maxhoranca po zhvillon një seance normale.
Protestuesit me pankarta në duar, ndërsa dëgjohen me thirrje kundër qeverisë dhe Edi Ramës.
“Qeveri e krimit, qeveri e korrupsionit”, “Tradhëtove Çamërinë, Rama ik”, janë disa nga pankartat që mbajnë në dorë protestuesit sot, përpara Kuvendit.