Pas thirrjes së Presidentit Bujar Nishani për t’u ulur dhe për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike, edhe koalicioni opozitar ka konfirmuar gatishmerinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës për dialog.
Në një njoftim për mediat, koalicioni opozitar bën me dije se mirëpresin ftesën e Presidentit për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës politike.
“Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmone rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kercenojnë asgjesimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit permës zgjidhjes se ofruar”, thuhet në njoftim.