Vetëm pak minuta nga nisja e protestës së tretë kombëtare të opozitës së bashkuar, të shumtë janë protestuesit që po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Raportohet se punonjësit e policisë janë pozicionuar e kanë krijuar kordonin rrethues para kryeministrisë.
https://www.youtube.com/watch?v=wi-AIXF0tI8