Opozita është “lodhur” në opozitë. “Zot na ruaj!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita është “lodhur” në opozitë. “Zot na ruaj!”

14:39 | 12/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Frrok Çupi

A do të kemi qeveri të përbashkët mes PS-PD-LSI?!… Opozita po lutet. Po të ndodhë kjo, na trefishohet e keqja: Krimi, korrupsioni, padrejtësia, varfëria, dhuna… Sot kemi një (PS), nesër do të kishim trefish (PS+PD+LSI).

I deleguari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rokaj, ka thënë sot se ‘Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë’ ( Lexo KJ). Me ‘bazë të gjerë’ do të thotë një çadër qeveritare ku do të hyjë edhe opozita (LSI dhe PD).

Në rast se qeveria nuk e pranon ‘lutjen’ e LSI që të mirëpresë edhe PD-në, atëherë LSI jep shenja se është gati të hyjë edhe pa PD. Por nga ana tjetër, PD e ka shprehur më herët ‘lutjen’ për të hyrë në qeveri. Menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit 2017, madje edhe para zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj kanë folur për një “qeveri anti- kanabis” që përkthehet vetëm në një  “qeveri me PS+ PD”.

Edhe deputeti i PD, Tritan Shehu para dhjetë ditësh i ka bërë thirrje qeverisë që ‘të na pranojë’ në një shtëpi me “bazë të gjerë”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Idenë për një ‘qeveri me bazë të gjerë’, LSI e ka huajtur nga PD; por në kushtet konkrete ka disa ndryshime. Ndryshimi i parë është se kësaj here LSI bëhet ‘sekser’ mes PD dhe Qeverisë, duke ofruar pjesëmarrje në qeverinë e PS. LSI është më afër PS, madje edhe e ndarë nga PS, një parti që qeverisi katër vitet e fundit me PS…,  dhe kështu e ka më të lehtë të trokasë në derën e shtëpisë së saj që është PS e t’i kërkojë ‘të bujnë’ edhe të dy partitë e opozitës.

Aleanca e ngushtë mes PD dhe LSI, e vënë re kohët e fundit, me sa duket ka pikërisht këtë betim: ‘O të dyja në qeverinë “Rama”, ose asnjëra… ‘Besa- besë!’.

LSI ka zgjedhur zotin Shezai Rokaj, një zyrtar i lartë i saj, por jo luftarak, që të ‘bëjë zë’ në derën e qeverisë që është edhe streha e Opozitës; dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim. Në çdo derë ku troket zoti Rokaj do të marrë përgjigje të butë: “Hyni profesor, ka vend për ju, por jo për çakenj si Manjani”, psh. Në derën e Qeverisë troket edhe PD si në derën e vet, sidomos pas Marrëveshjes së 18 Majit 2017. Por edhe PD, kujdesshëm zgjedh deputetin Tritan Shehu për të kërkuar ‘një çikë miell’ në derën e Qeverisë; Shehu është një mjek dhe intelektual i urtë; ai nuk thyen qelqe nga kalon.

Por cili është argumenti që përdor Opozita në lutjen ndaj Qeverisë?

“Na pranoni edhe ne”, thotë Opozita, me këto argumente (sipas Rokaj të LSI,- njësoj si Ungjilli sipas Lukës):

Sepse bashkë me ne “bëhet reforma në drejtësi, dalin peshqit e mëdhenj, zhduket varfëria ekstreme në vend, nuk mungojnë investimet e huaja, nuk ka më përqendrim të parave në duart e oligarkëve, braktisja e vendit dhe mungesa e dialogut politik eliminohen dhe përgjegjësia kombëtare prevalon mbi interesin vetjak”.

Kështu tha zoti Rokaj, me këto pika (në invers) u paraqit para Qeverisë. ( Lexo Lutjen fjalë për fjalë).

Liderët e tjerë po presin prapa “gardhit”, në ankth nëse do të hapet dera e qeverisë për të hyrë opozita,  ‘turr-e-vrap”. O zot ‘na ndihmo!’ po luten liderët ‘opozitarë’!

Edhe kjo do të na duhej që në një qeveri me njëfish oligarkë, njëfish hajdutë, njëfish banditë,… numri i tyre të trefishohej. Duhen edhe dy parti të Opozitës në qeveri, që dyert e shpresës së këtij vendi të mbyllen trefish, me një shkëmb të madh, përjetë!

Veritas.com.al/

Etiketa: Frrok Çupi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mjaft me teatrin, kjo është luftë për territor

Shqiptarët kënaqen me fitoren e Kroacisë, për të përligjur dështimin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com