Opozita bëhet me sokratë të vuajtur, jo me derra të kënaqur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita bëhet me sokratë të vuajtur, jo me derra të kënaqur

10:05 | 21/11/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Babaramo

Lulzim Basha është tepër i ri për të qenë plaka Nurihan, personazhi i famshëm i Kadaresë që vdiq duke pritur dëshpërimisht zbarkimin e aleatëve. Seanca e fundit parlamentare ishte një triumf i Ramës duke e detyruar shefin e opozitës të belbëzojë sapo kryeministri i përmendi disa prej emrave të sipërmarësve më të mëdhenj në vend. Në mënyrë të pavullnetshme Rama ishte duke i bërë dhuratën më të çmuar, por Basha e humbi këtë momentum. Kishte mundësinë të dërrmonte publikisht qeverinë, por uli kokën si i zënë në faj. Sërish ju dha mundësia për t’u bërë lider, (vetëm ata mund të bëjnë operacione çezariane në politikë), por la qartë të kuptohet se nuk është sovran në vendimet dhe qëndrimet e tij publike.
Seanca e fundit ishtë vërtet një spektakël. Ato që vetëm Rama di të ndërtojë me cinizmin e tij. Me shumë të drejtë opozita kishte ndërtuar sulmin kundër buxhetit si një projekt klientelist që nuk rrit ekonominë e vendit, por ushqen stanjacionin dhe orekset e oligarkëve të rinj dhe të vjetër shqiptarë. Basha dhe të vetët numëruan fondet e dhuruara për check up-in, sterilizimin, projektin 1 miliardë dollarë, ku dihet paraprakisht, ende pa u hapur gara, se kush do ndërtojë Rrugën e Arbrit, spitalin e Fierit, Rrugën e Bregut e kështu me radhë. Preventivët e fryrë të tyre tashmë i dinë të gjithë. Ishte një ortek akuzash që do ta detyronin çdo kryeministër, dhe atë më të pacipin, të dilte me vrap nga salla e Kuvendit. Por, nuk ndodhi kështu. Rama dëgjonte me ngërdheshje në fytyrë. U ngrit në foltore dhe pas tij ministrat për të dhënë përgjigje. I kujtuan Bashës dhe Partisë Demokratike se tepsinë e konçensioneve e kishin futur ata të parët në furrë. U përmendën me radhë konçesioni i markimit të karburanteve, i kolaudimit të makinave, ai i skanimit. Basha dhe të vetët ulën kokën si të zënë në faj. Heshtja pllakosi sallën e Kuvendit sapo Rama përmendi emrin e Zamir Manes me një zgërdhitje tallëse në fytyrë.
Cinizmi i Ramës zbuloi se çfarë po luhet realisht në politikën shqiptare, thelbin e gjësë: Në Shqipëri nuk ka patur rotacion politik. Thjesht, Rama duke marrë pushtetin, i mori PD dhe oligarkët e saj, madje më të ndritshmin e tyre, i cili po përfiton dhe ato konçensione që Berisha ia kishte refuzuar si të ekzagjeruara. Basha, në vend të ndihej i çliruar nga pesha e mëkatit u shfaq si ai fëmija i përkëdhelur dhe i pambrojtur, sepse i forti i lagjes ka ndryshuar skuadër.
Ajo që prisnin qytetarët ishte që Basha të ngrihej në foltore dhe të deklaronte solemnisht se opozita, kur të vijë në pushtet do anullojë konçensionet skandaloze që ishin dhënë nga qeveria e mëparshme e saj. Tek e fundit faturën politike të tyre tashmë e ka paguar, kur doli në opozitë mbi katër vjet më parë. Por, Basha nuk e bëri këtë. Nuk tha gjysëm fjale për skanimin në dogana, kur paguhej në çdo pikë doganore 40 euro për çdo deklaratë, ndonëse vetëm në dy prej tyre kishte skaner. Marrëzia arrin që paguhet skanim dhe për energjinë e importuar. Këtë babëzi të çmendur duhet ta denonconte, por nuk e bëri. Me të drejtë gjithkujt i lind dyshimi se të gjithë janë në tavë, se të gjithë marrin “pjesën nga dyqani i djathit”. Basha duhet t’i kujtonte Ramës deklaratat e tij të bujshme kundër oligarkëve, kur ky i fundit ishte në opozitë. Ti kujtonte, për shembull, se si për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare shefi i një opozite i shkruante letër kancelarit të një vendi tjetër kundër një kompanie llotarie. Ti kujtonte se kishte deklaruar gjithë bujë se do ta anullonte, por ende nuk e ka anulluar. Ti kujtonte konçensionin e pullave fiskale, që i prodhon dhe i shpërndan i njëjti oligark, ndonëse Shqipëria ka një shtypshkronjë shtetërore të letrave me vlerë. Nëse Rama do thoshte se shteti shqiptar do humbiste më shumë në arbitrazh, t’i kujtonte se qeveria e tij ka krijuar tashmë një faturë prej dy miliardë eurosh në gjykatat ndërkombëtare. Ta pyeste përse janë lejuar të vazhdojnë vetëm ato konçensione që kanë diçka të përbashkët: gjurmët e hirrës së derdhur rrugës të çojnë të gjitha tek “dyqani i djathit”.
Basha nuk bëri asgjë nga këto. Nuk tha se si në mënyrën më absurde shumë prej konçensioneve u janë dhënë kompanive të regjistruara në off shore. Askush nuk do ta paragjykonte se është kundër kapitalit. Do ishim qytetarët e një shteti të pasur, nëse disa stërkala nga off shore të shtetasve të huaj do vinin të investoheshin në Shqipëri. Por, nuk ka ndodhur kështu. Anonimët e off shore nuk kanë sjellë. Kanë ardhur për të marrë. Për të zhvatur para të buxhetit të shtetit për shërbime që askush nuk ua ka kërkuar. Mister i madh se si ndryshojnë aksionet në off shore.
Basha po tregon qartë se ka vendosur të presë. Nëse Nurihan dëgjonte me ankth radion çdo natë për një zbarkim të mundshëm të aleatëve, Basha qëmton artikujt e shtypit shqiptar dhe atij perëndimor kundër qeverisë me shpresën se ato do ta sjellin në pushtet. Vetëm në çastet e fundit të jetës së saj plaka Nurihan kuptoi se aleatëve nuk u ra rruga këtej nga ne dhe kishin zbarkuar kohë më parë në Siçili dhe Normandi. Opozita shqiptare nuk duhet të shkojë me shpresën se ajo që bën ndërkombëtarët së fundi në Maqedoni mund ta bëjnë dhe tek ne. Tek e fundit dhe Zajevi e kreu detyrën e vet.
Shefi i dikurshëm i Maqedonisë ndërtoi një opozitë që ishte sovrane. Në krah kishte politikanë race. Nëse shikon grupin parlamentar të PD-së të kap menjëherë trishtimi. Ngjajnë me një tufë nëpunësish mediokër. Ndonëse flet kundër monopoleve, Basha ka në rreshtin e parë “zbulimet” e një universiteti privat që është vetëofruar si fidanishte kuadrosh siç ishte dikur shkolla e partisë “Vladimir Iliç”. Ashtu si punonjësit e dikurshëm të shkollës së partisë shpërndaheshin për të zbërthyer në popull tezat e plenumit të fundit, këta zbarkojnë në çdo studio televizive për të mbrojtur pacipërsinë e radhës së qeverisë Rama. Rasti më eklatant: avokatia për ardhjen e plehrave të Europës në Shqipëri. Dhe Basha këta lloj “kuadrosh” ka zgjedhur.
Çfarë besimi mund të krijojë, çfarë shprese mund të ngjallë Basha me këtë aradhë, në krye të së cilës ka vënë dikë që e konsideron daljen në publik si në pasarelë mode, dikë që shfaq një koleksion bizhush që i afrohet atij të Imelda Markosit. Le të mos flasim si e ka bërë.
Basha ende nuk na bind për republikë të re, sepse kështu siç po vepron është sikur Robespieri të kishte Maria Antuanetën pasionaria të republikës. Basha e humbi dhe këtë të enjte mundësinë që të shfaqet si lider. Si një kryetar që nuk është peng.

Etiketa: babëziderra të kënaqurIlir Babaramomomentum.off-shoreopozitaplaka Nurihansokratë të vuajtur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Gigi Hadid nuk do të sfilojë në show-n e Shanghait, Kina nuk e do

Gigi Hadid nuk do të sfilojë në show-n e Shanghait, Kina nuk e do

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com