Opinioni i Komisionit të Venecias/ Eduard Halimi: Nuk ka shkelje nga Presidenti Meta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opinioni i Komisionit të Venecias/ Eduard Halimi: Nuk ka shkelje nga Presidenti Meta

16:47 | 30/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka komentuar draft raportin e publikuar në media të Komisionit të Venecias lidhur me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Në një intervistë për Ora News, Halimi sqaron se dokumenti nuk është përfundimtar, por vetëm draft.

Ai ka shpjeguar procedurën që ndiqet me opinionet e Komisionit të Venecias.

Read more

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

“Tejkalim në fjalor do të thotë të tejkalosh përtej parashikimeve, ndërsa shkelje do të thotë të thyesh një nen. Në momentin kur presidenti merr detyrën betohet se nuk do të shkelë Kushtetutën, jo se nuk do të tejkalojë apo bëjë parakalim të gabuar. Neni 90 i Kushtetutës thotë se presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet gjatë kryerjes së detyrës së tij dhe se presidenti mund të shkarkohet nëse kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryen një krim të rëndë. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që është shkelur ky apo ai nen”, shprehet ish ministri Halimi.

Sa i përket draft-raportit, Halimi ka këtë mendim: “Shoh që ka një shpjegim të situatës politike duke u përqëndruar në analizën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Unë mendoj që reporterët nuk e kanë pasur as në detyrën e tyre të ngarkuar nga kryetari i Kuvendit, kur i ka kërkuar opinion, se cili është mendimi juaj për zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe sikur ta kishin në objekt gjykoj që janë organizma të tjerë si OSBE/ ODIHR që japin vlerësim. Duhet të fokusohen në opinionin në janë shkelur apo jo të drejtat e individëve.. Ajo çka ndodhur realisht e shprehur në statistika është se pothuajse 1.4 milionë qytetarë i është mohuar e drejta për të zgjedhur”.

Halimi thotë se shqetësimi për pasojat që do të krijoheshin nga vonesat e procesit të vetingut ishin parashtruar që në 2015

“Jemi sistemi unik në botë që jemi pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Jemi unik pasi edhe sikur të krijohet tani Gjykata, një qyetetari i duhet të presë 17 vite për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë. Kjo për shkak të vetingut që është jashtëzakonisht i avashtë. Sa më gjatë të vijojë ky proces aq më mundësi ka përdorimi politik në sistemin e drejtësisë këtë e ka thënë Komisioni i Venencias në opinionin e tij në 2015.

Gjykata Kushtetuese që të ngrihet do 9 anëtarë. E vetmja mundësi është që të marrim tre anëtarët që i zgjedh parlamenti që e ka një parti dhe tre anëtarë që i zgjedh presidenti me propozim të KED. Për secilin vend duhet të ketë tre kandidatë, pra për 6 vende vakante duhet të ketë 18 kandidatë  dhe duhet të kenë kaluar vetingun. Kjo mund të ndodhë pas shumë kohësh. Nesër 1 tetori dhe jemi akoma larg leximit të 18  kandidatëve”, është shprehur Eduard Halimi.

Etiketa: Eduard halimiish ministri i drejtesiseopinionet e Komisionit të VeneciasPresidenti i vendit Ilir Meta

Të Lidhura

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

nga 27
08:58 | 16/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar neutralizimin e Abu Bilal al-Minuki, i cili sipas autoriteteve amerikane konsiderohej numri dy...

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Para
Çmenduria e radhës nga djaloshi-kukull

Çmenduria e radhës nga djaloshi-kukull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026
Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com