Operacioni te “Varri i Bomit”, pushohen akuzat për 4 të kapurit për kokainë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni te “Varri i Bomit”, pushohen akuzat për 4 të kapurit për kokainë

23:28 | 28/09/2022
në Uncategorized
0

Ajo që në muajin korrik 2021 ndodhi në mes të ditës, ku policia dështoi publikisht, në një operacion në zonën e “Varrit të Bomit”, ku synohej të shkëmbehej kokainë “Philipp Plein” kundrejt 100 mijë euro, 1 vit më pas kjo çështje dështoi për herë të dytë. Por këtë radhë në prokurori.

Prokuroria e Tiranës është “dorëzuar” përballë pamundësisë së sigurimit të provave, për të ngritur akuzë ndaj 4 personave të arrestuar nga operacionalja, si Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore.

Të katër këta persona të arrestuar me shumë bujë nga policia në korrik 2021, janë zhveshur nga akuzat, pasi prokurori i çështjes Ardjan Dyrmishi, ka proceduar ndaj këtyre personave me një kërkesë në gjykatë për pushimin e akuzës së “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shkak i kësaj kërkese për pushimin e ndjekjes penale, është bërë pamundësia e sigurimit të provave që implikonin 4 personat e arrestuar nga policia. Por dhe mos bashkëpunimi i strukturave të policisë dhe agjentit që kishte hyrë në negociata, me personat e përfshirë në tregtinë e drogës të llojit “Philipp Plein”.

Për sasinë e kokainës prej 1 kg e 250 gramë, është zbuluar vetëm një person si autor, i cili nuk është bërë asnjëherë publik nga policia. Por tashmë rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin J.Capa, i cili është identifikuar si posedues i 1 kg 250 gramë kokainë të cilësisë së parë. Capa, akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi gjurmët e gishtave të tij, u fiksuan në kutinë e picave që policia gjeti dhe sekuestroi poshtë një makine të parkuar jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ditën e operacionit J.Capa, mundi tu iki agjentëve dhe RENEA-s, por pas zbulimit të gjurmëve mësohet se ai është shfaqur në ambjentet e policisë së Tiranës, duke u vetëdorëzuar.

Gjatë marrjes në pyetje J.Capa, ka treguar se kokainën e cilësisë së parë e kishte të tijën dhe synonte ta shiste tek një person, të cilin nuk e dinte që ishte punonjës policie. Capa, ka përjashtuar në mënyrë kategorike që Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore, të kenë lidhje me sasinë e kokainës dhe aktivitetin e tij kriminal të shitjes së drogës.

Për provueshmërinë e akuzave ndaj tyre, nuk ka pranuar të dëshmojë dhe agjenti i policisë që ishte infiltruar brenda grupit për të blerë kokainën.

Kjo ka sjellë dështimin e dosjes penale, jo vetëm në polici por edhe në prokurorinë e Tiranës, ku 4 personat e arrestuar tashmë janë zhveshur nga akuzat ndërsa vetë 1 person qëndron në burg.

Sipas burimeve të prokurorisë Altin Gega alias Çuku, rezulton të jetë djali i hallës së klanit “Duka” në Tiranë. Altin Gegës, dhe vëllait të tij të proceduar në Holandë dhe Belgjikë, një ditë më parë prokuroria e Tiranës i sekuestroi 6 pasuri të paluajtshme në kryeqytet.

Ndërsa Erjon Prenga, është djali i një biznesmeni që ka një resort shumë të njohur në Dajt dhe pjesë e grupit shoqëror të klanit “Duka” në Tiranë.

Njëherësh nën akuzë ka përfunduar dhe Gazmend Cani, personi me Benzin e zi që ditën e ngjarjes u iku, efektivëve të operacionales, i cili tashmë rezulton se është dënuar për akuzën e “Kundërshtimit të forcave të Policisë së Shtetit”.

Etiketa: operacionVarri i Bomit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Dokumentari/ Si u identifikua Brilant Martinaj, jeta e të riut që vinte në ‘rresht’ policët

Dokumentari/ Si u identifikua Brilant Martinaj, jeta e të riut që vinte në ‘rresht’ policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com