Operacioni “shpirti”/ SPAK kalon dosjen për gjykim, merr të pandehur 31 persona, mes tyre dhe ish-funksionarë policie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni “shpirti”/ SPAK kalon dosjen për gjykim, merr të pandehur 31 persona, mes tyre dhe ish-funksionarë policie

14:36 | 30/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 31 të pandehurve të operacionit “Shpirti”, mes tyre ish prokurorin e Vlorës Maksim Sota dhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku.

Të pandehurit akuzohen për gjashtë vepra penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, “ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë, nr.36/2, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: (31 të pandehur) Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, akuzuar se kanë kryer veprat penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, Maksim Sota, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky hetim ndërkombëtar është bërë i mundur në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme kiundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë.

Në kuadër të këtij hetimi, më parë janë dërguar për gjykim Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’  në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit,  të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro.

Ky hetim eshtë vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të suksesshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë, për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Etiketa: 31 personagjykimish-funksionarë policieoperacioni “Shpirti”SPAKte pandehur

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
3 të arrestuar, çfarë ndodhi në Korçë? Detajet e policisë

E rëndë në Dibër, 58-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com