Operacioni në Krujë, SPAK jep detaje për 10 arrestimet: Mes tyre gjyqtarja dhe avokati

Duhet të lëçisni

Vrasja në Elbasan/ Mesila Doda: Nuk është PS në pushtet por banda e Rilindjes me segmente kriminale

Kandidatja për deputete e PD-AN  Mesila Doda ka deklaruar në ABC se duhen gjetur përgjegjësit për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan,...

Basha në Selenicë: Edhe 3 ditë na ndajnë nga fitorja, Rama largohet me votë

Selenica ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Denokratike Lulzim Basha këtë mbrëmje. Para qindra mbështetësve Basha tha se edhe tre ditë kanë mbetur...

Rrihet simpatizanti i LSI në Poliçan, Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Poliçan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,...

Bardhi shpjegon ngjarjen në Elbasan: Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, as vrasës

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi ka treguar ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani...

Policia ka arrestuar këtë të enjte 10 përfaqësues të Gjykatës së Krujës, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha hde avokati Aldo Tabaku të cilët dyshohet se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari për vrasje.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një reagim për mediat ka bërë me dije se pas një hetimi disa mujor është bërë i mundur dhe ekzekutimi i urdhër arresteve për anëtarët e lartë në këtë Gjykatë.

SPAK ka vendosur urdhër arrestet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor, Shkëlqim Korbi, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal nga policia gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Vrasja në Elbasan/ Mesila Doda: Nuk është PS në pushtet por banda e Rilindjes me segmente kriminale

Kandidatja për deputete e PD-AN  Mesila Doda ka deklaruar në ABC se duhen gjetur përgjegjësit për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan,...

Basha në Selenicë: Edhe 3 ditë na ndajnë nga fitorja, Rama largohet me votë

Selenica ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Denokratike Lulzim Basha këtë mbrëmje. Para qindra mbështetësve Basha tha se edhe tre ditë kanë mbetur...

Rrihet simpatizanti i LSI në Poliçan, Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Poliçan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,...

Bardhi shpjegon ngjarjen në Elbasan: Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, as vrasës

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi ka treguar ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani...

Vrasja në Elbasan, shoqërohen disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politik të PD-së

Disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe...