Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë 2 persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u janë sekuestruar 9 mina me telekomandë.
Pas hetimeve disa javore u finalizua me sukses operacioni i koduar “Etalon” ku si rezultat i tij u sekuestruan 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, 1 çantë sportive, 1 kallëp me lëndë shpërthyese si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
U arrestuan në flagrancë shtetasit F.Ç , 21 vjeç , banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje dhe S.K , 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.
Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.