“Open Balkan” dhe vizita e ministrit kinez, Rama: S’kemi marrë asgjë, Turqia partner strategjik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Open Balkan” dhe vizita e ministrit kinez, Rama: S’kemi marrë asgjë, Turqia partner strategjik

17:27 | 13/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjatë intervistës për median franceze “France 24”, Rama foli për marrëdhënien me Turqinë dhe Greqinë. I pyetur nëse vendi jonë ka nevojë për mbështetje nga Kina referuar këtu vizitës së fundit të ministrit kinez në vendin tonë, Rama tha se Shqipëria nuk ka marrë asgjë prej saj. Ndërkohë kryeministri theksoi se Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë ashtu si Greqia dhe Italia.

“Jo, në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturin grup të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, pra vendet ish-komuniste, formati 17 + 1, Shqipëria nuk ka marrë thuajse asgjë. Do të thotë se kemi marrëdhënie të mira, por për sa i përket pranisë së investimeve, apo ndihmës kineze nuk ka asgjë të veçantë për t’u theksuar. Ndërkohë që Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë ashtu si Greqia dhe Italia”, tha Rama.

Teksa komentoi nismën “Ballkani i Hapur” Rama tha se konfliktet e mëparshme mes shteteve të Ballkanit nuk po e çojnë përpara këtë process, që sipas tij ka për qëllim përmirësimin e jetës të qytetarëve në rajon.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

“Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin. A është një proces i vështirë? Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje. Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, Sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia“.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Ju pritët në Tiranë ministrin e Jashtëm kinez. Për çfarë ka realisht nevojë vendi juaj të ndihmohet nga Kina? Në përgjithësi, a është kjo në përputhje edhe me marrëdhëniet tuaja shumë të mira me Shtetet e Bashkuar dhe Turqinë e Recep Tayyip Erdogan? Shihet qartë se ka një interes të madh për të gjitha këto fuqi në rajonin tuaj, në Ballkan dhe në vendin tuaj.

Rama: Jo, në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturin grup të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, pra vendet ish-komuniste, formati 17 + 1, Shqipëria nuk ka marrë thuajse asgjë. Do të thotë se kemi marrëdhënie të mira, por për sa i përket pranisë së investimeve, apo ndihmës kineze nuk ka asgjë të veçantë për t’u theksuar. Ndërkohë që Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë ashtu si Greqia dhe Italia.

Është një trekëndësh shumë i rëndësishëm historikisht dhe tradicionalisht. Janë popuj, vende mike dhe për mendimin tim, personalisht, Turqia nuk ka një strategji në Ballkan që bie ndesh me integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Gazetarja: As për islamizmin, për çështjen e Islamit dhe modelin e tij pikërisht mysliman?

Rama: Nuk ka asgjë në këtë drejtim, kam dëgjuar shumë fjalë dhe kam lexuar shumë shkrime që thonë se xhamitë po lulëzojnë në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, por ju them se që prej 30 vjetësh, vetëm një xhami, një xhami e bukur, është ndërtuar me ndihmën e komunitetit mysliman turk. Vetëm një.

Gazetarja: Edi Rama një pyetje për praninë në vendin tuaj të refugjatëve afganë që ikin nga talebanët. Ata mbërrijnë me pikatore në Bashkimin Evropian. Pritja e tyre është një temë delikate, sepse ata përbëjnë një kontigjent të madh azilkërkuesish, i dyti pas sirianëve. Shihet qartë se Evropa heziton të presë më shumë, ndërkohë që ju keni hapur kufijtë tuaj për të ofruar një qëndrim tranzit para se të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, në Kanada.

A mendoni se Europa në veçanti nuk po bën sot mjaftueshëm bashkarisht?

Edi Rama: Unë jam askushi për të gjykuar të tjerët dhe mund të flas vetëm për Shqipërinë, i vetmi vend në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se në fillim të saj, pikërisht sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut e ndaj hebrenjtë mbroheshin nga shqiptarët dhe nuk ka asnjë rast të vetëm që është raportuar te nazistët.

Është një vend që përpara 30 vjetësh u detyrua të kalonte të njëjtën përvojë si afganët duke u larguar nga ferri që nuk bazohej në fondamentalizmin islamik, por bazohej në ateizmin më të kulluar dhe më të egër të një regjimi të vrazhdë komunist. Dhe u larguam, trokitëm në dyer të tjera e ja, së fundmi ky është një vend i NATO-s, prandaj e shoh absolutisht të natyrshme që vendet e NATO-s, pasi vendosen të largohen nga Afganistani, duhet të hapnin dyert, jo për të gjithë afganët që nuk janë të kënaqur me kthimin e talebanëve, por për afganët, burrat dhe grate që kanë qenë atje për ne, kanë punuar me ne, që besuan në atë që thamë dhe në atë që ne jemi si aleanca e vendeve moderne, demokratike e me rradhe, dhe të cilët dolën hapur në vijën e parë të ndryshimit në Afganistan. Pra, si mundet që vendet e NATO-s të kthejnë shpinën dhe të thonë ne po ikim dhe ju rrini këtu e prisni që të vijnë talebanët dhe t’ju vrasin ose ju torturojnë, t’ju presin duart ose kokën, sepse keni qenë bashkëpunëtorët tanë!

Gazetarja: Një pyetje e shpejtë për bashkëpunimin tuaj rajonal. Ballkani ishte për një kohë të gjatë fuçi baruti, ai ishte vendi ku ka patur një luftë të përgjakshme pikërisht mes anëtarëve të ish-Jugosllavisë. Ju realisht keni bërë thirrje për një Ballkan të hapur, një mini-shengen për të lehtësuar lëvizjen e mallrave midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, heqjen e kufijve prej vitit 2023. Por tre vendet e tjera të Ballkanit nuk mund të bashkohen për shkak të këtyre tensioneve etnike mes myslimanëve dhe të krishterëve….

Rama: Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin.

A është një proces i vështirë? Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje. Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, Sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga.

Etiketa: “Open Balkan”Kryeministri Edi Ramavizita e ministrit kinez

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi dhe 4 shqiptarë

Shënohen 6145 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 70 pacientë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com