“Olta Xhaçka gënjeu për udhëtimin me helikopter”, Vokshi: E përdori për fushatë elektorale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Olta Xhaçka gënjeu për udhëtimin me helikopter”, Vokshi: E përdori për fushatë elektorale

12:59 | 27/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka nxjerrë një video të re, ku denoncon rastin e fluturimeve të Olta Xhaçkës me helikopter.

Vokshi nxjerr një video ku dallohet vetë Xhaçka teksa shkon për tek helikopteri. Ajo thekson se atë ditë helikopteri ka udhëtuar dy herë drejt Dibrës, njëherë për ta çuar ministren, më pas u kthye në Tiranë, dhe herë e dytë helikopteri shkoi prap për ta marrë pasi kishte mbaruar takimet elektorale.

Ministria e Mbrojtjes disa ditë më parë siguroi se askush nuk përdor helikopter për fushatë elektorale, teksa Vokshi drejton gishtin edhe drejt Ramës që nuk reagon për këtë akt flagrant.

Read more

Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.

Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter)

Gjithçka është e qart si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.

Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!

Etiketa: Albana VokshiIsh-deputetja e PDministria e mbrojtjes

Të Lidhura

Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

nga 27
22:07 | 08/06/2026
0

Që në nisje të protestës, militantët e Partisë Demokratike u filmuan në mes të turmës, duke u përfshirë në një...

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

nga 27
21:23 | 08/06/2026
0

Shqipëria do të vazhdojë me projektin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, në...

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

nga 27
21:21 | 08/06/2026
0

Shqipëria do të vazhdojë me projektin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, në...

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

nga 27
21:05 | 08/06/2026
0

Protetuesit kanë ftuar kalimtarët t’i bashkohen tubimit ndërkohëq që vijojnë marshimin. Pas fjalimeve para kryeminstrisë, turma është zhvendosur në një...

Para
Manastirliu apel për festat e nëntorit: Patriot është ai që rri në shtëpi…

Manastirliu: Nis sot programin e vaksinimit kundër gripit falas, grupet që përfitojnë të parët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

22:07 | 08/06/2026
Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

21:23 | 08/06/2026
Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

21:21 | 08/06/2026
“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

21:05 | 08/06/2026
Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

20:21 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –
  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –
  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –
  • “Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –
  • Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –
  • Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –
  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com