Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme, vendimet e datës 21.02.2018, në lidhje me parregullsitë e kësaj jave futbollistike që lamë pas. Partizani është dënuar me gjobë 100.000 lekë, për sjellje të gabuar të spektatorëve.
Gjithashtu, edhe Tirana, për parullat e shpalosura në ndeshjen kundër Bylisit, dënohet që për ndeshjen ndaj Apolonisë ta zhvillojë pa pjesëmarrjen e grupit të spektatorëve. Nuk i ka shpëtuar pezullimit as Bakaj, që është dënuar me 2 ndeshje. Më poshtë, të gjitha vendimet.
VENDIMET
- F.K “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese dhe hedhur sende brenda rrethimit të lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lek
- Lojtari i K.F “Kukësi”, Elis Bakaj, për provokim të publikut me fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lek.
- KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shpalosur parulla në ndeshjes kundër K.F “Bylis” të datës 18.02.2018, në bazë të nenit 66/2 dhe 66/3.a) të KDS, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së rradhës kundër KF “Apollonia” pa pjesëmarrjen e grupit të tyre të spektatorëve.
- Lojtari i KF “Tomorri”,Aristotel Koleci, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Apollonia”,Aldo Llambro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Turbina” Eyoh Effion Ekemini, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtar i i K.F “Shkumbini”, Astrit Isai, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe mos respektim të Vendimit të Komisionit të Disiplinës, në bazë të nenit 49/2/a) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100.000 (njëqindmijë) Lek gjobë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS gjoba të ekzekutohet në masën 50%. Në zbatim të nenit 20 të KDS Zyrtarit Astrit Isai i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
- KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë.
- KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në mënyrë të përsëritur me fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/b) të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
- Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Florian Hidri, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Andi Doku, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Domosdova”,Erjon Duka dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Erjon Duka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”,Ardian Xhibro dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ardian Xhibro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.