O veteran me bukë me vete – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O veteran me bukë me vete

15:15 | 11/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Kultura jonë masone karshi Enverit është bërë e modës tashmë. Ca me të qeshur e ca me bindje, ja futëm vetes.
Kështu që sa herë afrohet tetori, rrjetet mbushen me foto të Enver Hoxhës, shto citatet a dedikimet, si një lloj kënaqësie karshi dështimit të demokracisë. Pa e kuptuar asnjëherë se në raport me diktaturën kjo e fundit është për t’ia vënë dinamitin në të katër qoshet se të lë të llapësh gjithë ditën. Kurse diktatura e proletariatit dhe kryemasoni Enveri, t’a lëronin nënën ku ta kishe. Jo më të dilje me pankarta, ta zëmë me portretin e Ahmet Zogut. Për masonët nuk ma ka pasur kurrë ënda të shfletoja, sapo ndeshja ndonjë material, qoftë dhe për kuriozitet, nuk e di sepse i shmangesha. I shmangem edhe tani.

Ndofta nga misteri i llozhës, parimet e hekurta, forca dhe aftësia që zotërojnë një grup i vogël deri në devijimin e shoqërisë. Pra në devijim nga normalja dhe nënshtrimi i masave. Megjithëse sipas shumë e shumë aludimesh, ka nisur nga ideja e vëllazërisë, oda e vëllazërisë dhe drejtimit të punëve, prapë u bë një hob horrorresh, nga vendime brutale tryezash të rrumbullakta në gjysmë errësirë. Deri sa shpiku kulturën e sundimit. Shkurt është një lloj sekti a dreqi që don vetëm t’i shkoj e vetja. Të bëhet si thotë ai. Sado e lartë të jetë kostoja, apo haraçi që duan të paguajnë njerëzit. Kjo nuk ka asnjë rëndësi.
Një nga masonët më të mëdhenj shqiptar është edhe Enver Hoxha. Dhe sado kohët ikin, sado që gati 99% e qytetarëve janë tashmë pjesë e demokracive perëndimore. Një mundësi kjo për të bërë dallimin, midis diktatit mason dhe shtetarit demokrat, prapë tek ne ka mbetur e ngjizur kolera enveriste.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Disa syresh e reklamojnë edhe me t’u tallur. Disa me bindje të plot se ai ishte i vetmi burrë shteti. Në fakt këtu nis edhe regresi social. Pasi duke jetur me kultin e individit mohon qindra të tjerë. Shtetin nuk e bën individi por devotshmëria dhe rigoroziteti në vendin e punës të gjithkujt prej nesh. Eshtë e natyrshme që në këtë hori sociale ka plot shushunja. Plot minidiktatorë. Të tillë janë edhe këta që mohojnë deri punën e baballarëve duke lavdëruar Enverin. Historia e Enverit është plotësisht një masoneri krimi dhe gjaku. Mjaft të kujtosh se nga e gjithë ajo armatë shokësh dhe idealesh, vetëm ai nuk doli tradhtar, a i shitur. Vetëm atë e mori vdekja natyrale, e Zotit. Të tjerët, plumbi, litari, vetvrasja. Ky është arsyetimi më i thjeshtë. Njerëzit e sojit mason vrasin për një qëllim dhe pa dallim, këdo, vetëm të sundojnë.

Sot kultura masone shqiptare nxjerr ca grupe veteranësh, rrëgjuar, e pa pesë lekë në xhep, me qese me bukë me vete…, të mbysin me pështyma. Mirë ne që mendojmë ndryshe nuk na duan, por nuk duan as veten e tyre. Eshtë tjetër në botën e madhe krijesa veteran. Ka tjetër pamje, tjetër personalitet. E gjitha kjo, për një arsye, më përpara se njëshin duan dhe respektojnë vetveten, vendin, shokun, idealin.
A ka për të mbaruar kjo një ditë tek ne, pra masoneria enveriste. Nuk besoj. Të paktën edhe një gjysëm shekulli tjetër.

Etiketa: bukëenver hoxhaIlir Levonjaveteran

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kombëtarja s’kualifikohet, tifozët boshnjakë i vënë flakën fushës (film)

Kombëtarja s'kualifikohet, tifozët boshnjakë i vënë flakën fushës (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com