Thellohet bilanci i tragjedisë nga tërmeti i 26 nëntorit, nxirren të pajetë tre persona në Thumanë.
Tre viktimat janë ende të paidentifikuar ndërsa dyshohet se i përkasin familjes Cara.
Ambulanca e morgut është afruar pranë rrënojave për të tretën herë këtë mesnatë, duke bërë transportimin e trupave të pajetë drejt morgut.
Raportohet se dy trupa të pajetë janë nxjerrë njëkohësisht pasi dyshohet se janë nënë e bijë që janë gjetur të përqafuara poshtë rrënojave.