Ekspertët e grupit hetimor thonë se kutia është dëmtuar por po punohet për rikuperimin e saj
Është e dëmtuar kutia e zezë e helikopterit të rrëzuar tre ditë më parë në Shkodër. Kutia e zezë e helikopterit është nxjerrë sot nga liqeni i Shkodrës ndërkohë që grupi hetimor konfimoi për mediat se grupi e ekspertëve po punojnë për të bërë të mundur rikuperimin e saj dhe për këtë do të kërkohet edhe ndihma e eskpertëve gjermanë. Sipas ekspertëve dëmtimi mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes së fortë të helikopterit në momentin e rënies në ujë. Operacioni për nxjerrjen e helikopterit ka nisur prej mesditës së të premtes por për shkak të motit te keq ai është ndërprere për të rifilluar paraditen e së shtunës.
Polumbarët kënë mundur të gjejnë pjesën elektronike të dhënat e të cilave do të hedhin dritë mbi ngjarjen, ndërkohë që prokuroria e Shkodrës ia ka deleguar disa veprime, për ti kryer prokurorisë së Tiranës lidhur me sekuestrimin e dokumentacionit në bazën e Farkës dhe tek Albkontroll.
Ndërkohë prej të premtes ka mbërritur edhe një ekspert i Eurocopter, kompania nga ku është blerë helikopteri i rrëzuar, i cili do të ofrojë asistencë pas kërkesës së ministrisë së mbrojtjes për të zbardhur ngjarjen.