Aktori i njohur shqiptar, Neritan Liçaj në përfundim të takimit me një grup artistësh që zhvilluan sot me kryedemokratin Lulzim Basha, ka shprehur kundërshtinë e tij për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.
Aktori shpërtheu me deklarata kundër Ramës, duke e quajtur të rraskapitur.
“Kisha një mesazh për kryeministrin e rraskapitur. Teatri është tempulli i fjalës së lirë, tempulli i mendimit qytetar, intelektualit, i besimit fetar, i besimit politik, është flamuri kuqezi, është ndjenja kombëtare.
Kur ai zotëria atje mendon se mund të luajë me dy flamuj kuqezi se janë dy teatro kombëtarë, ai luan me ekzistencën e kombit tonë dhe ekzistenca e kombit tonë o i rraskapituri i Surrelit varet nga ne dhe ai atje lart.
Por ti po e çon në personale, atëherë bujrum të përplasemi, ose ti, ose ne. Të jesh i bindur që nuk do të fitosh. Nuk keni parë gjë akoma”, u shpreh aktori.
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...








