Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës, drejt Zogut të Zi ku u bashkohen dhe studentët e Universitetit të Bujqësisë.
Edhe nga Universiteti i Mjekësisë dhe infermierisë nisi marshimi i studentëve.
Studentët do bashkohen para Ministrisë së Arsimit.
Tërheqja e ministrisë nga pika 4 nuk i zbrapsi studentët, pasi ata kërkojnë edhepërgjysmim të tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhekushte më të mira në konvikte.
Mësohet se protestës do i bashkohen dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universitetit të Elbasanit.
Ndërkohë studentët po mbajnë protesta edhe në Shkodër dhe Vlorë.