Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka rikthyer ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti kundër, për shkarkimin e tij nga detyra.
Kurti u shkarkua nga KPK pasi nuk arrit të justifikonte pasurinë gjatë procesit të vettingut. Por ai nuk e la me kaq, duke e apeluar vendimin e KPK në KPA, ku kjo e fundit me vendimin e sotëm të marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, ku vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke e pezulluar përfundimisht kështu ish-kryetarin e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti.