Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD –

22:47 | 15/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

Gati për ndeshjen hapëse të Botërorit, tifozët e Meksikës në stadium 5 orë e 30 minuta para ndeshjes –

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit të PD-së që e kanë cilësuar atë si të “vetëpërjashtuar”, në kohën kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Salianji e cilësoi “vetëpërjashtimin” si një term politik të përdorur nga ata që, sipas tij, janë të frikësuar dhe të konfuzuar përballë një lëvizjeje që rrezikon pozicionet e tyre.

“Vetëpërjashtimi është një term që përdoret kur ke frikë të madhe, konfuzion dhe je trembur nga një lëvizje që të rrezikon pozicionin. Statuti i PD-së, për shkak të problemeve të mëparshme, e ka hequr përjashtimin. Nuk përjashtohesh nga PD nëse nuk ka një akt formal, qoftë edhe nga kryetari. Vetëpërjashtimi është kur ikën vetë nga diçka. Unë as jam vetëpërjashtuar, as më përjashtojnë dot”, u shpreh ai.

Sipas Salianjit, ky është një term i përdorur për të çoroditur demokratët dhe për të shmangur problemet reale brenda partisë.

“Ky është një term për të çoroditur demokratët. Duket sikur është lënë një manual nga ish-kryetari i partisë. Basha përjashtoi Berishën dhe thoshte se takimet e tij i organizonte krimi dhe se i shërbenin qeverisë. I njëjti manual po përdoret sot edhe për mua”, tha ish-deputeti.

Ai theksoi se askush nuk mund të përjashtohet nga PD vetëm pse takon strukturat dhe anëtarët e partisë.

“Si mund të përjashtohesh se takon demokratët? Cili nen i statutit të ndalon të takosh demokratët? Partitë politike kanë si qëllim të takojnë njerëz”, deklaroi Salianji.

Në fund, ai u shpreh se nuk është në këtë lëvizje për interesa personale, por për të ngritur problemet reale të Partisë Demokratike dhe për ta bërë atë fituese.

“Unë e kam treguar se përfaqësoj PD-në sepse kam fituar në zgjedhje kundër qeverisë dhe kam mbajtur kosto personale. Dua që PD të jetë fituese. Edhe pse kisha hapësira në lidership, jam këtu për të ngritur problemet e partisë”, përfundoi Salianji.

Sipas tij, së pari PD dhe lidershipi i saj duhet ta pranojë problemin dhe të hapen veshët e sytë.

“Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë”, tha ish-deputeti Ervin Salianji.

Ervin Salianji: Edi Rama përdor cdo formë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve por PD ka treguar me zgjedhjet e fundit të paktën në 7 bashki dhe 2 qarqe që mundet. Ka fituar në Lezhë, Kukës, në Kavajë, Kurbin, Has.

Së pari duhet të pranojmë problemin. Nëse ne arrijmë që të frymëzojmë dhe të gjejmë përfaqësuesit e duhur tejkalohet deformimi i vullnetit të zgjedhësve nga Rama. Këtu e kam një pyetje. Nëse themi Rama na vjedh zgjedhjet, cfarë do bëjmë, vetë, do të qajmë

Do përpiqemi ta ndryshojmë, Ka 2 rrugë. Ose do të themi se nuk ka zgjedhje hajde të dalim në rrugë të bëjmë revoltë dhe të paralizojmë jetën publike.

Ne së pari duhet ta pranojmë problemin dhe të hapen veshët e sytë. Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë.

Të Lidhura

U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

nga 27
19:37 | 11/06/2026
0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar për Top Channel deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se i është hequr...

Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

nga 27
19:15 | 11/06/2026
0

Protesta e 12-të qytetare ka nisur këtë të enjte në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të...

Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

nga 27
19:03 | 11/06/2026
0

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas...

Gati për ndeshjen hapëse të Botërorit, tifozët e Meksikës në stadium 5 orë e 30 minuta para ndeshjes –

nga 27
18:53 | 11/06/2026
0

Turma të mëdha tifozësh kanë pushtuar stadiumin ‘Azteca’ në Meksikë para nisjes së ndeshjes kundër Afrikës së Jugut. Mediat bëjnë...

Para
Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

19:37 | 11/06/2026
Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

19:15 | 11/06/2026
Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

19:03 | 11/06/2026

Gati për ndeshjen hapëse të Botërorit, tifozët e Meksikës në stadium 5 orë e 30 minuta para ndeshjes –

18:53 | 11/06/2026
Qeveria hap burgjet, amnistia penale miratohet më 18 qershor, rritet numri i përfituesve –

Qeveria hap burgjet, amnistia penale miratohet më 18 qershor, rritet numri i përfituesve –

18:39 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –
  • Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –
  • Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët
  • Gati për ndeshjen hapëse të Botërorit, tifozët e Meksikës në stadium 5 orë e 30 minuta para ndeshjes –
  • Qeveria hap burgjet, amnistia penale miratohet më 18 qershor, rritet numri i përfituesve –
  • Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –
  • Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com