“Tik-Tok” po vjen me një veçori të re për të gjithë përdoruesit e tij. Eksperimenti i Tik-Tok me ‘storyt’ e stilit të Snapchat po vazhdon, derisa kompania po e shtrin më tej funksionin te një grup më i madh i përdoruesve. Nëse e keni shkarkuar tashmë , do të shihni me një baner të ri kur të hapni aplikacionin që ju inkurajon të krijoni një ‘story’.
“Aktualisht jemi duke zgjeruar një test pilot, i cili iu ofron krijuesve formate shtesë për të sjellë në jetë idetë e tyre krijuese”, tha Tik-Tok, megjithatë nuk shpjegoi se sa përdorues janë të përfshirë aktualisht në test ose si do të duket prezantimi i ardhshëm i funksionit.
Shtimi i një videoje ose fotografie në ‘story’ funksionin jashtëzakonisht në mënyrë të ngjashme me bërjen e një fotografie ose videoje për veçorinë standarde të Tik-Tok, me të njëjtat mjete redaktimi, efekte, filtra dhe tinguj. Megjithatë, ndryshe nga një video e zakonshme e Tik-Tok, ‘storyt’ nuk do të shfaqen drejtpërdrejt në profilin tuaj dhe do të zhduken pas 24 orësh.