Nuk duhet toka për të mbjellë, por metoda e Hidroponisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk duhet toka për të mbjellë, por metoda e Hidroponisë

11:48 | 23/03/2016
në Uncategorized
0

Nuk keni tokë? S’ka problem.

Ajo çfarë ju duhet është pak hapësirë, pak ujë dhe në një kohë rekord mund të keni domate, lakra, kastraveca e çfarëdolloj produkti tjetër. Nuk po ju dërgojmë në Mars, por po ju prezantojmë me një trend të ri në bujqësi: hidroponinë që bën të mundur që të rrisni ushqimin pa tokë. Kjo është një metodë e përdorur nga fermerët në një farë mase edhe për t’ia bërë me hile stinëve, duke qenë se ato kultivohen në çdo periudhë të vitit, pa pasur nevojën e energjisë diellore, por edhe si një nevojë për të kultivuar produkte sa më organike. Për shumë skeptikë, hidroponia shihet si ai fëmija që duhet akoma të përshtatet më shokët e klasës. Kjo, pasi metoda e mbjelljes së produkteve jo në tokë, por vetëm duke përdorur solucione të pasura me ushqyes që shkojnë direkt në rrënjën e bimës, është më shumë një risi sesa një praktikë e njohur mes fermerëve.

E megjithatë, kjo duket se po ndryshon edhe në Shqipëri. Jo shumë larg nga Durrësi, në Spitallë domatet, kastravecat dhe sallata rriten me sistemin hidroponik. Bashkim Alushi, ekspert i bujqësisë tregon për AgroWeb se “Avantazhi më i madh i rritjes së perimeve me sistemin hidroponik është se ul përdorimin e pesticideve”. Hidroponia, sipas Alushit, bën të mundur pasjen e një rendimenti të lartë në prodhim, ka një kosto të ulët të krahut të punës dhe ka më shumë kontroll ndaj mjedisit. “Mund të them që kjo është e ardhmja e bujqësisë shqiptare. Ne kemi më shumë se 100 mijë hektarë tokë kripore, që është jashtë funksionit. Hidroponia është zgjidhja tek e cila duhet të drejtohen fermerët”, thotë Alushi. Por më parë duhet të peshoni mirë xhepin dhe të hapni mendjen. Sepse të nisësh biznesin e hidroponisë nuk është as e thjeshtë dhe as e lirë. Investimi fillestar për pajisjet e hidroponisë është i lartë, ashtu si dhe njohja e thellë që kërkon ky sistem, që është shumë i ndryshëm nga bujqësia standarte. “Ky është një disavantazh. Kosto e lartë e investimit i bën fermerët që të stepen”, konfirmon Alushi, i cili ka menaxhaur fermën e parë hidroponike në Spitallë të Durrësit. “Njerëzit janë mësuar me mënyrën tradicionale të të bërit bujqësi. Është shumë e rëndësishme që fermerët të hapën ndaj teknikave të reja dhe njohja e kësaj teknologjie është tejet e rëndësishme për fermerët shqiptarë”. Por duke qenë në epokën e teknologjisë dhe informacionit, njohja e kësaj teknologjia nuk është më luks vetëm për akademikët. Ky sistem është i hapur dhe i aksesueshëm për këdo që do ta shohë hidroponinë si një mënyrë për të bërë biznes, i vogël sa një vazo, apo gjigand sa një fermë vertikale. Avantazhet Hidroponia është një metodë e rritjes së bimëve duke përdorur solucione ushqyese minerale në ujë pa tokë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kjo metodë mund të implementohet në vende, ku toka nuk është ideale për të kultivuar produktin e dëshëruar. Kjo mund të përdoret edhe në tarraca, duke shfrytëzuar vendet me hapësira të vogla. Në hidroponi toka nuk hyn në punë dhe si e tillë nuk ka kufizim mbi llojin e produkteve të kultivuara. Uji mund të riciklohet, ndaj dhe është me avantazh për zonat që vuajnë nga thatësirat. Lënda ushqyese nuk humbet për shkak dhe të qarkullimit. Prodhim i lartë dhe i qendrueshëm për shkak se bimët nuk përdorin shumë energji duke kërkues ushqyesit në tokë, duke bërë që të investohen më shumë në rritjen e bimës. Në hidroponi ushqyesit shkojnë direkt tek rrënjët. Ka më pak sëmundje, për shkak të mungesës së tokës dhe baktereve. Duke qenë se hidroponia është e lëvizshme, fermerët mund t’i kultivojnë produktet duke ulur kështu kostot e transportit. Ka kosto më të ulët të punës, duke qenë se përdoren pompa dhe kompjuter. Hidroponia është një teknikë relativisht e thjeshtë dhe me pak njohje mund të aplikohet lehtësisht. Disavantazhet Edhe pse përdorimi i hidroponisë është i lirë po të përdoret në afatgjatë, investimi fillestar është relativisht i lartë, për shkak të pajisjeve të shtrenjta. Kushtet e hidroponisës (prezenca e fertilizuesve dhe lagështisë së lartë) krijojnë një mjedis që stimulon rritjen e salmonelës. Kërkon përdorimin e ujit të pandotur Në të gjithë botën, hidroponia po shihet si një mënyrë e re moderne e të bërit bujqësi. Dhe që shumë shpejt pritet të kthehet në pjesë integrale e prodhimit të ushqimit, qoftë ai që blejmë në supermarket, apo ai që rritet në oborrin e shtëpisë apo në serrën e fermerit. Kultivim të mbarë! ?Agroweb.org

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kriza e refugjatëve/ Tahiri: S’jemi në situatë emergjente

Kriza e refugjatëve/ Tahiri: S’jemi në situatë emergjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com