Për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit, Shqipëria dhe Kosova bëhen pjesë e donatorëve.
Mësohet se qeveria shqiptare do të dhurojë 100 mijë euro për katedralen historike që u përfshi nga flakët dy ditë më parë. Edhe Kosova u bë pjesë e donatorëve duke dhuruar një shumë parash që nuk është bërë publike.
Ngjarja tronditi mbarë botën dhe disa biznesmenë kanë dhuruar deri tani miliona euro për rindërtimin e katedrales, së cilës i mbetën vetëm strukturat.