Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare të kokainës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare të kokainës

16:25 | 17/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Nga Ilir Babaramo

Një nga aktet e para në Elize të ish-Presidentit Olond ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi 1 milon euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën, por dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Bernar Arno, njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të vërtetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.
Deklarata e Arno shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë Liberation. Në faqen e parë, një foto e madhe e Arno me valixhe në dorë shoqërohej me titullin: “Thyej qafën trap i pasur!”. Ky titull ishte aludim i qartë me incidentin e bujshëm që kishte patur miku i Arno, presidenti i mëparshëm Sarkozi. Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar t’i jepte dorën presidentit. Ky i fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: “Thyej qafën trap i mjerë!”.
Ky incident m’u kujtua, kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e Notre Dame. Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe. Kur flakët ishin dominuar, por ende nuk ishin shuar plotësisht, Presidenti Makro duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbyllli mesazhin drejtuar kombit dhe botës: “Bashkë do ta ringremë, ashtu siç ishte”. Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro. Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai “trapi i pasur” i “Liberation”, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.
Duke parë këto pamje instiktivisht më lindi pyetja: si reagon elita shqiptare? Hera e fundit, kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të “shoqërisë së lartë shqiptare” ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenute të parave të kokainës. Kryeministri, kryetari i bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është monument vulgariteti. Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra mijë euro për filmin, në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuat të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin. Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i “lolos së mbretit” dhe mbreti sigurisht do ju ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë. Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati çerek shekulli më parë. Dhe s’kanë përse t’i ndryshojnë, kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.

Etiketa: “Katedralja e Parisit”Ilir Babaramonotre dame

Të Lidhura

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Para
“Solidaritet” për fytyrën e nxirë të Edi Ramës

“Solidaritet” për fytyrën e nxirë të Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com