Nostalgjia është rock n’roll – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nostalgjia është rock n’roll

09:03 | 28/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Tom Kuka

Kozeta është një vajzë që ka mbetur e lidhur me vargonjtë e nostalgjisë. Më shkroi dhe më thotë që do një farë skenari prej meje, madje premtoi se do përpiqej të më paguante.

Unë nuk di të bëj skenar, por më keq akoma nuk bëj dot letërsi me porosi. Por, Kozeta ia doli të më çojë thellë në kohë, kur i ati a e ëma ia vunë emrin kësisoj, se lexonin “Të mjerët”. Do ketë qenë e njëjta kohë, kur e kam lexuar dhe vetë. Në shtëpi kishte pak gjëra për të ngrënë, ndërsa Viktor Hygo e përshkruan fundin e Zhan Valzhanit, i cili ushqehej me dy kokrra vezë të skuqura. U bëra helm, se ne në shtëpi nuk kishim si t’i lejonim dy kokrra bashkë për një njeri të vetëm. Ndaj jam çuar dhe kam shkuar në katin e dytë të banesës sonë popullore. Atje jetonte Albi në një kuvli si kuti shkrepse, tëpkë si e imja, por ne qemë në kat të parë si çamë që ishim bashkë me sivëllezërit jevgj.

Read more

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Albi kishte luajtur mendsh. Dëgjonte në një magnetofon “sherebel” një album të Pink Floyd që ia thonin emrin “Ummagumma”. Epo pikë e zezë! Isha një adoleshent që luftoja me puçrat në banjo, atje ku nana gatuante sillën. Albi me një palë syze, flokëverdhë, i imët dhe rrekej të më shpjegonte se sa të mëdhenj ishin këta që i kishin tingujt si treni i Durrësit; një tani, një pasnesër. Por, Albi ishte shpirt njeriu. Ndërronte kasetën. Vendoste Bruce Springsteen dhe niste të më rrëfente me detaje një serial policesk që e jepte pasditeve italiani. Unë e shihja filmin kështu; ma tregonte Albi. Televizori im më shumë nuk punonte, jo më të kapte italianin. Asaj farë kutije i qe bërë fiksim të digjte llampat. Hajriu, inxhinieri, adashi dhe shoku i ngushtë i babës tim vinte t’i bënte derman, por ato prapë digjeshin. Pastaj duhet të prisnim rrogën, se kushtonin një djall e gjysëm, por im atë i blinte zemërthyer duke thënë: “I sëmurë jam, mbeta mbyllur në shtëpi”.

Prandaj, Albi m’i rrëfente të tëra. Një herë u rrek të më bënte tifoz me Formula 1, por nuk ia doli. As sot nuk i ndjek garat me makina. Por, ai nuk lodhej dhe m’i tregonte që nga “Il mondo di Quark” deri tek “Alo, Alo…”. Kishte mësuar serbisht që të më tregonte mua. Isha i bindur që Albi do të bëhej shkrimtar i madh. Në fakt, sot është bërë bankier i madh.

Pas kaq vjetësh ai jeton në Uashington dhe unë në Tiranë. E lamë të takoheshim në Romë dhe të shihnim koncertin e Roger Waters në “Circo massimo”. Vetëm ne të dy nuk pimë mall, ndërsa mbanim veshur dy bluza të njëjta me thyerjen e spektrit të dritës që është shenja e albumit “The dark side of the moon”. Roger Waters kishte mbetur njësoj si dikur, kur e dëgjonim tek lagjia jonë “21 dhjetori”, të cilën e thërrasim po kështu edhe sot si gozhdë e mbetur në tru nga shoku Veri. Askush nuk ftillohet që 21 dhjetori është ditëlindja e Stalinit.

Nejse, Roger bëri të vetën; na ktheu pas, megjithëse na çau trapin me fjalimet për Palestinën. Unë me Albin qeshnim me lot se kujtonim si e kishim parë filmin “The Wall”. Nuk di se ku e kishte gjetur videokasetën, por na duhej televizori i duhur për ta parë. E sajoi ai, tek shtëpia e një të njohurit të tij që ishte çun sigurimsi. Na i hoqi këpucët tek dera. Hymë në një odë që na u duk e madhe sa një sallon i serialit “Dinastia”. Qilimë të trashë, prandaj na i zbathi këmbët. Kolltukë të rëndë si ato të Bllokut dhe një televizor me ngjyra. Kjo është parajsa!

E vumë filmin, por ai tipi mbeti i zhgënjyer, meqë nuk ishte porno.

– Ej, mirë jeni ju? Nuk është film me t’qime?

– Jo, është film me muzikë -, u gjegj Albi. U bë i kuq, se ai sot e kësaj dite është i sjellshëm sikur të ketë lindur në Operan e Parisit, jo në zgëqet e Tiranës.

– Ça thu mer plak? Unë lashë shkollën!

U tulata, pasi isha më i vogli dhe pata frikë që do na linte pa e parë fare. Ula kryet. Vura re që gishti i madh dilte tej çorapes. Nana zakonisht i arnonte të djelën në mbrëmje. Qe e mërkurë.

– Mirë pra shiheni, por me zë të ulët, se na myt plaku po i thanë. Tërhiqeni derën, kur të dilni. Mos prekni gjë.

Iku. Ne u pamë në sy.

– Mos ia qi robt, si shikohet me zë të ulët “The Wall” Albo? –, pëshpërita.

– S’ka gjë. Afrohemi te televizori…

Albi është shpirt njeriu. U kujdes që unë të shihja më mirë dhe më përkthente në vesh fjalimin e Pink.

– Ky është Bob Geldof Kelo…

Shumë shumë vjet më vonë, kur shihja në kinema me Hanën time “Bohemian Rhapsody”, goca nuk e besonte që unë e kisha parë 16 orë rresht pa u tundur vendit koncertin “Live Aid”, jo më që e dija se kush ishte Bob Geldof.

– Sa me fat që ishit ju baba! -, më tha vajza ime.

Vura buzën në gaz dhe prapë mendja më shkoi tek vezët e Zhan Valzhanit.

Etiketa: Bob GeldofBohemian RhapsodyCirco massimoIl mondo di QuarkNostalgjiaNostalgjia është rock n’rollrock n’rollRoger WatersThe dark side of the moonTom Kuka

Të Lidhura

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

nga 27
10:24 | 05/06/2026
0

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Para
Mjeku i njohur i bën thirrje shqiptarëve: Na dëgjoni, na besoni!

Tritan Kalo: Mos bini pre e idiotësive, koronavirusi ekziston dhe duhet marrë seriozisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

10:24 | 05/06/2026
Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com