Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonimisë deputeti demokrat, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn.
“Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin“, tha Noka.