Një politikan i suksesshëm në Australi ka rrëfyer në një intervistë të ditëve të fundit se si u njoh me vajzën shqiptare që tashmë është gruaja e tij.
Jonathon Duniam, 34 vjeçar, baba i tre fëmijëve u njoh me Anisën kur ata ishin në universitet.
“Politikani natyral” është quajtur artikulli që i dedikohet deputetit, i cili thotë se se vlera e vërtetë e demokracisë ishte më së miri e demonstruar tek ai pasi u takua me gruan e tij shqiptare.
Prindërit e vajzës shqiptare u larguan nga Shqipëria për t’i shpëtuar diktaturës komuniste dhe kërkuan azil politik në Australi.