Fshati Çidhën në Dibër ndeshet përditë me sfidat e një jete aspak të lehtë. Gjeografia,
mërgimi i brendshëm dhe i jashtëm, kushtet e vështira ekonomike, i bëjnë ata të ndjeshëm edhe ndaj ‘ofertave’ të reja që vijnë në emër të zhvillimit. Edhe te ato e shohin rrezikun, megjithsë e pranojnë se janë pro investimeve.
Të përballur me një leje qeveritare për ndërtimin e SETA 4, një hidrocentrali që do të marrë ujrat që rrethojnë fshatin e tyre, përfshi këtu edhe burimet që fshatarët përdorin për konsum familjar, ata u habitën.
Më vonë, thonë se janë përballur edhe me rrëmbim tokash dhe shembje të pronës private. Fshatarët e Çidhnës u ngritën në protestë në gusht 2017.
Emrat e protestuesve, 25 ndër ta, u çuan për ndjekje penale.
http://www.politiko.al/2017/11/video-njihuni-fshatin-qe-u-hodh-ne-gjyq-nga-shteti-protestuan-per-hec-qe-u-merr-ujin-e-pijshem/