Njerëz të mangët që u është ngulitur në mendje se “i bukur” quhet ai që reklamon TV – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njerëz të mangët që u është ngulitur në mendje se “i bukur” quhet ai që reklamon TV

11:13 | 23/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Gerald Ramaj

Njerëzit po ndihen të mangët! Studimi për çrregullimin mendor “Selfitis” (mania për t’i bërë foto vetes) është me vlerë, por në fakt është më shqetësuese ajo çka e pret shoqërinë në të ardhmen. Modernizimi, teknologjia dhe marketingu i bazuar në “lumturimin e individit” do të sjellin përherë e më shumë probleme. Ajo çka mendoj se na pret, është një “njeri me një gropë që thellohet përherë e më shumë”. Kjo gropë përkthehet ndryshe në “mangësi”. Jo mangësi në kuptimin e të metës fizike apo mendore, por për një “boshllëk” që kërkon vazhdimisht të mbushet me kënaqësi të momentshme, pra, afatshkurtra, sepse e afatgjata do bëhet thuajse e pamundur.

Mendoni për një njeri që konsumon vazhdimisht drogë e alkool; dhe se përse ai nuk heq dorë prej saj! A nuk ndjen edhe ai një boshllëk që s’mbushet kurrë? Kalojmë më tej.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Njerëzit, ashtu si çdo qenie tjetër, jetojnë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin. Ushqehen, luajnë, bisedojnë, punojnë, fitojnë, humbasin, rriten dhe dashurohen bashkë; por, ftohja e këtyre marrëdhënieve shoqërore do çojë, normalisht, në ftohjen e vetë individit. Kemi fakte mjaftueshëm sot.

A nuk i shohim njerëzit çdo ditë të humbur në botën e re që vetë njeriu e krijoi dhe ia solli shoqërisë përmes pajisjeve të vogla “katrore”, që i quajmë celularë, ose përmes kompjuterave?

A nuk janë të shumta rastet sot kur kemi grupe shokësh apo shoqesh të ulura bashkë në një tavolinë dhe ku askush nuk gjen dot dy fjalë që t’i thotë e të shuajë heshtjen? T’ua shkëpusi sytë nga këto pajisje e t’i kthejë në botën reale? Me pak fjalë, kjo ka ardhur si rezultat i ngushtimit të boshtit mendor të këtyre personave, ose ndryshe, moszgjerimi i intelektit dhe aftësisë komunikuese. Ky është një boshllëk që ata e lënë të vazhdojë të zgjerohet vazhdimisht, dhe me zgjerimin e tij, ngushtohet vlera e njeriut. Ngushtohet sepse nuk ka argëtim të përbashkët, miqësor, nuk ka tema të cilat mund t’i nxisin të kërkojnë dhe mësojnë diçka të re, nuk bashkëorganizohen për të zgjidhur një problem, nuk u shërbehet art cilësor, ndjenja të sinqerta, kulturë e kulluar, etj…

Pra, do apo s’do, njeriu mendon përherë e më shumë se bota është e padrejtë, jeta pa vlerë, individët po pa vlerë, dhe gjithçkaje tjetër i humbet kuptimi vazhdimisht. Ku qëndron problemi i llojit të marketingut që përmenda në fillim? Këtu futet një shplarje truri e rëndë permes reklamave, veshjeve, trupit elegant dhe me muskuj, fytyrës prej modeleje/modeli, videoklipeve me elemente dhe ndjenja të forta erotike etj… Duke i bërë bashkë të gjitha këto, shoqërisë, fatkeqësisht, i është ngulitur në mendje se “njeri i bukur” quhet ai që është si ata që reklamohen në TV apo kudo tjetër, në të kundërt, quhet i shëmtuar. Dhe këtu individi fillon të ndihet i mangët, të bluajë dhe vuajë brenda vetes iluzione që e trembin kur ai mendon për të dalë para shoqërisë.

Ndaj, çfarë ndodh? Ai merr celularin, bën disa foto, zgjedh njërën ku mendon se duket më bukur (gjithmonë duke e lidhur me atë llojë bukurie që ia kanë shërbyer si të tillë), i bën dhe disa ndryshime me efektet që ofrojnë aplikacionet e posaçme dhe e publikon në rrjetet sociale. Duke ndjekur këtë metodë, ai mundohet të mbushë sadopak mangësitë që ia ka krijuar vetes dhe t’u tregojë të tjerëve se edhe ai është i bukur. Me pak fjalë, mundohet të ngushëllojë veten. << Duhet të kuptojmë që secili prej nesh është i bukur në mënyrën e vet! >>.

Nëse ecet me hapa të tilla, edhe pse duket se gjërat nuk po shkojnë ndryshe, shoqëria duhet të marrë masa sa më parë për t’u mbrojtur, në mënyrë që të mos ndikohet nga rrymat e vazhdueshme që prodhon tregu, qëllimi i të cilit është fitimi në kurriz të lumturisë së njerëzve.

Që të merrni rezultate të vërteta, pra, që të ndihmoni veten dhe rrethin shoqëror në të cilin gjendeni, duhet të kërkoni brenda vetes tuaj. Të gjeni çdo pikë të cilën mendoni se e keni të dobët dhe t’ia ndryshoni natyrën. Bëheni të fortë! Punoni me ndërgjegjen tuaj, përgatiteni atë duke u thelluar në detaje, duke lexuar libra që flasin pikërisht për tema të tilla (e them këtë sepse është mirë që të përzgjidhet ajo që lexohet, të qëndrohet brenda së njëjtës temë dhe të mos e përzieni me materiale të tjera, të cilat mund të dobësojnë efektet e asaj ç’ka kërkoni të arrini), flisni me miqtë tuaj për çdo gjë që të mundeni dhe mundohuni që t’i nxisni edhe ata që të mos heshtin, ndaheni atë që lexoni edhe me të tjerët.

Filloni të ndiqni atë çka ju bën të ndiheni mirë, ju argëton, frymëzon, shtyn të ecni përpara, që ju sjell gëzim, lumturi, … dhe mbi të gjitha, pyeteni veten se çfarë ju bën të ndiheni me të vërtet “UAU”.

Etiketa: boshllëkcelulariGerald ramajTV

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nga konkurrentët deri te anëtarët e jurisë në “DWTS”, Kledi Kadiu rrëfen marrëdhëniet me ta 

Kartolina e një babai si Kledi Kadiu për festat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

18:00 | 23/12/2025
Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

17:46 | 23/12/2025
atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

17:44 | 23/12/2025
atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

17:42 | 23/12/2025
“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

17:30 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –
  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –
  • Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –
  • atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –
  • “Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –
  • Emiriana Sako do të ndërtojë kulla, nuk largohemi nga banesat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –
  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com