Një tjetër tërmet ka goditur vendin ditën e sotme.
Sipas IGJEUM lëkundja ishte e forcës 3.6 ballë, me thellësi 30 kilometër dhe me epiqendër në detin Adriatik, 6 kilometër në veri të Durrësit.
Një javë më parë vendi u godit nga dy lëkundje të fuqishme tërmeti, 5.8 dhe 5.6 ballë, të cilët shkaktuan frikë dhe panik tek qytetarët.
Si pasojë e lëkundjeve pati dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u plagosën lehtë dhjetëra persona.